Policia e Gjirokastrës ka njoftuar se ka gjetur të vetëvarur një 15-vjeçare nga fshati Kallemb i Tepelenës. Ajo quhet Bleona Aliaj.
Vajza u gjet në kasollen e bagëtisë nga familjarët e saj, në mesnatë duke u gdhirë e marta.
Aliaj ishte nxënëse në vitin e parë në gjimnazin e Memaliajt.
Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe po analizon shkaqet e vetvarjes së adoleshentes.
