Një majmun ka shkaktuar një ndërprerje totale të energjisë elektrike në Kenia pasi ka hyrë në pajisjet e tensionit të lartë. Majmuni u hodh mbi një transformator të hidrocentralit Gitaru të martën, njoftoi kompania e energjisë KenGen në një deklaratë.
Transformatori u ndal duke shkaktuar humbjen e 180 megavatëve energji dhe ndërprerjen e energjisë në të gjithë Kenian.
“Energjia u rikthye pothuajse pas katër orësh dhe majmuni arriti të mbijetoi nga kjo aventurë, tha KenGen. Ai tani është marrë nën përkujdesje nga Shërbimi për Kafshët e Egra të Kenias.
“Pajisjet e energjisë elektrike KenGen janë të mbrojtura nga një gard elektrik që mban larg kafshët e egra që i shkatërrojnë,” thuhet më tej në deklaratë. “Ne na vjen keq për këtë incident të izoluar dhe kompania është duke kërkuara mënyra të tjera për të shtuar sigurinë e të gjithë stacioneve të saj të energjisë,”.
Website The Bussines Daily Africa të martën heshti, për shkak të mungesës së energjisë, ndërsa shumë biznese kishin pasur gjeneratorë, për shkak të ndërprerjeve të mëparshme.
