Kërcënim për bombë, avioni bën ulje emergjente

Elton Tafaruci

Një avion i “EgyptAir” ka kryer një ulje emergjente në Uzbekistan pasi kishte marrë një kërcënim me bombë gjatë fluturimit nga Kajro për në Pekin.

The Independent njofton se Uzbekistan Airways ka thënë në një komunikatë për media se “një informatë është marrë për një mjet të mundshëm shpërthyes në bord” në orët e hershme të së mërkurës.

Që të gjithë 118 udhëtarët dhe 17 anëtarët e bordit janë evakuuar pa rrezik pasi aeroplani i udhëtarëve “A330” u ul në Aeroportin Ndërkombëtar “Urgench” dhe shërbimet e sigurisë janë duke e hetuar aeroplanin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *