Është absolutisht i drejtë konstatimi i talljes që politika i bën pa ju trembur syri popullit të vet. Ama kjo ka vazhduar prej vitesh. Në fakt tallja dhe i talluri janë palë. Të dyja janë protagoniste të shfaqjes. Në një farë mënyre tallësi ka për lëndë të parë gënjeshtrën. Duke vënë në lojë një qenie që ti e konsideron inferiore mund të shpifësh e ta tallësh sa të duash. Për nga natyra ne shqiptarët jemi më shumë ëndërrimtarë nga sa duhet. Sa më shumë ëndrra, aq më pak realitet. Jemi popull që qeverisemi lehtë. Besojmë edhe në gënjeshtra të servirura prej vitesh. Ama kjo të afron me budallain. Ndërsa takimi i djeshëm yjor po zhvillohej, na çohet doktor dreqi dhe akuzoi për shkelje të “lemerishme” procedure praninë e “jo yllit” Vasili mes yjeve. Si mund të tallë b….. një oborrtar i keq e hipokrit me një popull që ka 20 vite që i nxin jetën? Si ka mundësi që një monstër e tillë kur njerëzit prisnin rezultat, të paktën në letër, gjen guximin të bëjë ironinë? A mos na di për budallenj? Uroj që mos të ketë të drejtë. A e dëgjuat presidentin e gardheve kur foli për stadiumin duke shprehur mendimin se ai duhet të ndërtohet në një vend tjetër, pasi shqiptarët janë mërzitur me të? Kundërshtoi prishjen e fasadës së tij për ruajtje identiteti e tani thotë ta prishim fare. Me kë tallet ky njeri pa dinjitet e pa kurrfarë rimorse? A mos edhe ky na merr për budallenj? Vuajtja e trishtimi im nuk është se të tillë burracakë tallen nga lartësia e kolltukut të pamerituar, por a jemi vërtetë të tillë? U çua “shoqëria” civile për lodrat e kalamajve. Po për problemin më të madh aktual të shoqërisë shqiptare, ku është? A mos po tallet edhe kjo? Nuk di se çdo të gatuajë Europa, por ajo që gatuajmë vetë të bën për të vjellë. Kombet, ashtu si njerëzit, kalojnë periudha lëngimi. Uroj që shërimi të vijë shpejt, pasi sëmundja është tepër sfilitëse e po zgjat shumë. Nga Profeti
Dërguar me Email
Në adresën e redaksisë
