Në 25 vjetorin e themelimit…

redaktor

Letër e nënshkruar,

Bujar Cani

 

Ditët e fundit isha i ftuar në 25 vjetorin e themelimit të PS të qytetit të Elbasanit, hera e parë i ftuar në të gjitha ngjarjet e mëdha që ka kaluar PS-ja e qytetit tim. Këtë ia di për nder kryetarit të ri të PS-së të Bashkisë së Elbasanit, Ardit Demiri. Ishte një nder dhe vlerësim për mua dhe kontributin tim 25 vjeçar në këtë parti dhe si një nga anëtarët e parë, bile duke pasur numrin një të kartës së anëtarësisë. Kujtova mikun dhe shokun tim të paharruar, themeluesin dhe iniciatorin për themelimin e kësaj partie, të ndjerin Dritan Cerma, që më bëri ftesën për t’u anëtarësuar. Kur ne krijuam dhe themeluam PS e Elbasanit, në qershorin e largët 1991, njerëzit dhe komunistët e këqinj të PPSH-së, ata që e kishin parë këtë parti vetëm për privilegje, poste dhe favore personale, e braktisën këtë parti dhe u rreshtuan tek Partia Demokratike. Dhe kur unë mora kartën e anëtarësisë, më hoqën nga puna si mashinist treni. Kanë kaluar 25 vite dhe jam krenar që jam pjesë e kësaj force, si e vetmja garanci për fatet e vendit dhe për Shqipërinë. I uroj PS të jetë gjithnjë forca kryesore në realizimin e një Shqipërie europiane dhe demokratike.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *