Gjërat që harrohen krijojnë më shumë pasoja. Edhe armiku më i keq është ai që harrohet. Gjërat që harrohen të japin “ shuplakë” dhe në zgjedhje. Në këtë vend janë bërë një numër i madh zgjedhjesh vendore e parlamentare , është votuar me ç’kanë pasur në dorë e në xhep zgjedhësit ,duke filluar nga kokrrat e misrit e groshës, në atë kohë kur bëhej sikur votohej e më pas me patenta , çertifikata ( modeli më i mirë i vjedhjes së votave), pasaporta të vjetra e të reja e së fundmi me karta identiteti. Për zgjedhjet në prag askujt nga opozita nuk i bie ndër mend të thotë qoftë dhe një fjalë të vetme për dukumentin e identifikimit në zgjedhje , ndofta u duket herët kur është shumë vonë , ndofta mendojnë se ky problem është zgjidhur, kur në fakt janë me dhjetra mijëra votues që nuk e kanë një mjet të tillë.
Për këto zgjedhje sipas nenit 105 të Kodit Zgjedhor , ndryshuar me ligjin nr.74/2012 , dokumentet zyrtare të identitetit të vlefshme për të votuar janë letërnjoftimi ose pasaporta me të dhëna biometrike .
Burime të mirinformuara dhe të sigurta nga “ vendi i krimit” bëjnë me dije se “ ustallarët e zgjedhjeve” brenda shtetit të sotëm , që publikisht nuk rresht së deklaruari se do të bëjë zgjedhje me standarte ( aradhat andarte zor se e arrijnë të bëjnë ndonjë gjë që të ketë standarte ) duke pasur në dorë “ edhe gurin , edhe arrën” kanë filluar ethshëm përgatitjet për të fituar terren me kartat e identitetit. Të informuar për votuesit që nuk e kanë një mjet të tillë identifikimi ,pasi kanë akses në listat e atyre që janë pajisur, të informuar se kush ka e kush nuk ka kartë identiteti ( letërnjoftim) apo pasaportë , kanë filluar përgatitjet serioze duke trokitur derë më derë tek ata votues të presupozuar si të djathtë, duke i nxitur e paguar që të bëjnë kartat e identitetit , me besim që për votuesit e majtë nuk do të ketë njeri të interesohet .
Sikur vetëm 50 000 apo 60 000 mijë votues të jenë me këto probleme në shkallë kombëtare , të kenë dëshirë për të votuar e të mos kenë se me çfarë të votojnë , qeveritarët krijojnë epërsi të dukshme duke mos menduar se do të guxohet dhe këtë herë në fallsifikimin e kartave apo pajisjen me to të bashkëkombasve tanë që jetojnë përtej kufijve shtetërorë.
Mendimi se janë bërë gjithë ata zgjedhje dhe ai , që ka dëshirë të votojë , e ka siguruar tashmë një mjet të tillë , nuk është i saktë. Në zonat rurale , por dhe në ato urbane , niveli i lartë i varfërisë bën që një pjesë njerëzish të mos kenë mundësi ekonomike për tu pajisur as me pasaportë, as me kartë identiteti. Një mjet të tillë identifikues e marrin vetëm kur e kanë tepër të nevojshëm dhe diku u kërkohet. Kategori të tilla njerëzish, që nuk kanë asnjë lidhje me shtetin , që nuk marrin pension apo ndihmë ekonomike nuk e vrasin shumë mendjen për tu pajisur me kartë identiteti kur në fakt një gjë e tillë është detyrim ligjor. Aq më pak mund të mendosh se familje nën nivelin e deklaruar të varfërisë të kenë mendjen të bëjnë pasaportë për të shkuar jashtë shhtetit. Jashtë shetit nuk shkohet se ke dëshirë , apo pse mund të kesh dikë atje e ta shikosh , por shkohet me para të thata , shkohet me euro që këtej nga anët tona janë futur shumë thellë për pjesën më ët madhe të popullsisë. Ndaj , krahas shumë punëve , që po i bën mirë opozita e sotme , emergjent do të konsideroja dhe interesimin për votuesit e saj në kanë apo jo dokument identifikimi dhe nxitja për t’u pajisur me to, qoftë dhe për një votues të vetëm e jo për mijëra të tillë. Pushteti e zgjidh kollaj problemin , opozitës i duhet të përballet me të. Nuk duhet harruar se sa peshë ka një vote , qoftë ajo dhe e vetme.
Letër e nënshkruar: Petrit Zili

Te lumt .Eshte nje problem teper i mpreht dhe me shume domethenie.Partite opozitare duhet ta kene parasysh nje gje te till.
o Titi ku qendron manipulii ketu te lutem se nuk e kuptova? ti thua qe ata qe se kane bere karten e identitetit te mos u lejohet qe ta bejne deri ne 23 qershor nga frika se votojne per qeverine