Milot, gjendet trupi i pajetë i një mashkulli

anazapta

Gjendet një kufomë mashkulli në Milot. Banorë të Milotit kanë gjetur sot trupin e pajetë të një mashkulli në një mal afër qytetit. Ata kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila e ka dërguar trupin e pajetë në morg. Viktima nuk është identifikuar ende, por policia bën të ditur se trupi i tij nuk është i dekompozuar, çka çon në arsyetimin se vdekja ka ndodhur ditët e fundit. Shkaqet e vdekjes nuk dihen, por pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *