Policia e Shkodrës arreston 6 persona për grabitje dhe trafik armësh

Dita

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 8 persona, të cilët dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal që shiste armë dhe kryente grabitje të ndryshme.

Operacioni nisi, pasi dy shtetas. E.Gj dhe G.M. 24 dhe 27 vjeç ishin grabitur dhe dhunuar nga pjesëtarët e grupit kriminal një ditë më parë, duke përfunduar në spital.

Nga hetimet rezultoi se shtetasit me iniciale E.GJ i kanë marrë nën kërcënimin e armës në lagjen Guerile, Shkodër (në një zonë të pabanuar) 150.000 lekë të reja dhe një telefon I-Phone nga disa persona të armatosur dhe të maskuar me tre automjete BMW X5, Ford Focus ngjyrë të zezë dhe një autoveturë tjetër.

Policia e Shkodrës menjëherë sa ka marrë njoftim ka organizuar punën duke zhvilluar  operacionin policor të koduar “Livadhet”, ku kanë marrë pjesë efektivët e Komisariat të Policisë Shkodër,  Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda,  nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, ku si rezultat i operacionit  u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-Ardit Torishta, 23 vjeç, banues në Shkodër.

-Bekim Torishta 20 vjeç, banues në Shkodër.

-S.B, 16 vjeç, banues në Shkodër.

-Endri Mustafa, 27 vjeç, banues në Shkodër (I dënuar më parë për plagosje).

Si dhe u bë shpallja në kërkim i shtetasit A. B,  27 vjeç, banues në Shkodër.

Këta persona në bashkëpunim me njëri – tjetrin dyshohen se janë autorë të veprave penale:  “ Vjedhje me armë ”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake” kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasve me iniciale E.Gj dhe G.M.

Në vazhdimësi të kryerjes së veprimeve proceduriale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Astrit Bilali, 56 vjeç, banues në Shkodër, babai i të shpallurit në kërkim.

Gjithashtu në vazhdimësi të kryerjes së veprimeve proceduriale u bë arrestimi në flagrancë  dhe i shtetasit Brahim Bilali, 58 vjeç, banues në Shkodër (xhaxhai i shtetasit të shpallur në kërkim).

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *