Pezullimi nga detyra i Çakos, shkelje e rëndë…

redaktor
Drejtori i ALUIZNI, Artan Lame, Ministri i Brendshem Saimir Tahiri dhe Drejtori i Policise se Shtetit, Haki Cako, gjate nje konference me teme "Policia e Gjenerates se Re", ku jane prezantuar uniformat e reja te Policise se Shtetit. /r/n/r/nDirector of ALUIZNI, Artan Lame, Interior Minister Saimir Tahiri and General Director of State Police Haki Cako, during a conference with the theme "New Generation Police", where were presented the new uniforms of the State Police.

Prokuroria i kërkoi Gjykatës së shkallës së parë Tiranë që të miratonte ndaj Drejtorit të përgjithshëm të Policisë së shtetit masën ndaluese të pezullimit të ushtrimit të detyrës së tij. Këtë masë ndaluese Prokurori e ka caktuar bazuar në nenet 240, 241, 242 dhe 243 të Kodit të Procedurës Penale. Ai ka interpretuar nenin 241 të këtij Kodi, në të cilën thuhet se masat ndaluese, siç është edhe kjo e pezullimit të ushtrimit të detyrës së Drejtorit të përgjithshëm të Policisë, vetëm kur procedohet për vepra penale, për të cilat ligji cakton dënim me burgim më të lartë në maksimum se një vit. Dhe akuza që i bëhet zotit Çako, shpërdorimi i detyrës, e cila parashikohet nga neni 248 të Kodit Penal, është një e tillë.

Mirëpo Prokuroria, dhe më pas Gjykata e shkallës së parë Tiranë, nga “zelli” i tepruar për t’i shërbyer Berishës, këtij “sponsori” të tyre, ranë vetë në pozitat e të inkriminuarave. Pra, Prokuroria dhe Gjykata e shkallës së parë të Tiranës, me dashje, kanë kryer vetë krimin e shpërdorimit të detyrës. Dhe duhen ndëshkuar ashpër. Në radhë të parë sepse kanë shkelur rëndë ligjin; në radhë të dytë sepse kanë nëpërkëmbur dhe shkelur në mënyrë flagrante përmes abuzimit me pushtetin, një të drejtë themelore njeriu, sikurse është e drejta për të mos u proceduar dhe ndaluar në të drejta pa ligj; dhe sepse janë bërë bashkëpunëtorë në kryerjen e një grusht shteti, duke e lënë vendin dhe shtetin pa kreun e policisë së shtetit. Pse duhet të ndëshkohen dhe ku konsiston krimi i kryer prej tyre?!

Neni 242 i Kodit të Procedurës Penale i jep të drejtën ligjore Prokurorit të kërkoj pezullimin nga ushtrimi i detyrës, dhe Gjykata me vendim i ndalon përkohësisht një personi të ushtrojë një detyrë, por vetëm në një rast, kur personi që nuk duhet të ushtroj funksionin, të ketë marrë pozitën e të pandehurit. Në rastin konkret drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit, zoti Çako, nuk ka marrë ende pozitën e personit nën hetim! Ndërsa pozita e të pandehurit është faza e fundit që merret kur hetimet thuajse kanë përfunduar dhe çështja bëhet gati për t’a çuar në gjyq.

Në këto rrethana, kur zoti Çako nuk është marrë ende i pandehur, kur nuk ka një vendim të tillë, i cili duhet t’i komunikohet kohë më parë të pandehurit, i cili ka të drejtën të jap deklarime dhe të paraqesë prova për të mbrojtur pozitën e tij të pafajësisë, përbënë një arbitraritet të rëndë që ka sjellë pasoja tepër të rënda. Këtë shkelje flagrante të ligjit duhet ta kishin në konsideratë shoqatat e gjykatave dhe të prokurorëve, para se të merrnin në mbrojtje një vendim gjyqësor të paligjshëm të dhënë kundër Çakos.

Gjykata e Apelit nuk mund “t’a hajë” dhe të bëjë rolin e “strucit” para kësaj shkeljeje të rëndë ligjore, për rrjedhojë drejtorit të Policisë së shtetit duhet t’i kërkohet falje dhe të vijojë drejtimin e Policisë së shtetit.

Share This Article
6 Comments
  • Dhe ne qoftese gjykata e apelit le ne fuqi kete vendim, si proçedohet, apo gjyqtari ka ne dore te ta vere dhe ne b… se eshte gjyqtar?!

  • Na u be ky Haki Cako si Hito Cako!
    Dhe perse?
    Se u kap me presh ne duar me nje aparat pergjimi dhe merre me mend para Mulit tek komisioni sigurise nuk lidhte dot dy fjale duke thene, ” jo e kishim”, “jo nuk e kishim”, ” jo ishte per trajnim”, “jo ishte per demostrim”!!!
    Genjeshtra me bajate nuk kishe ku degjoje. Pastaj erdhi Tahiri duke rene ne kontradikte me Cakon, kur ne fund pajisja ishte me siguri me porosi te Rames ka shume deshire te pergjoje tere miletin.
    Me pergjime e filluan kete qeverisje dhe tani po u bie ne koke.
    Te pergjohet dhe vete ministri i brendshem, merre me mend se si kane plasur ujerat e zeze ne kasaba!
    Veprimi i gjykates ishte me se i drejte, se pajisja ishte ne kundervenie te plote te ligjit.
    Tahiri duhet te jape doreheqjen dhe te mbyllet ky muhabet i piset.
    Nuk mund te dale policia jashte kompetencave te saj dhe te kthehet si polici e Xhaferr Ypit.

    • E mer pall carit ma ke vu dhe emrin klaus pale……o idjot me kater kom nuk ka shkelje ligji nga policia por nga gjykata por ju maloket kaq kuptoni.derri dele me zor nuk bohet dhe ju kafshet e pyllit nuk boheni njerez.

  • Qy avokatua b..qiri, lepiresi I Rames, me shkolle partie nuk ka idene cfare atentati I eshte bere ptivatesise dhe si rrjedhim fjales se lire, biznesit etj etj nga keta idiote ne pushtet..Zaten eshte mesuar ne kohen e dudumit..me pergjues tek tubi I halese

  • O Claus ai eshte me i rendesishem se hito cako,por kur ka nje procedim cfare ti thote Mulit tat nje cope drru qe kam.Aparate pergjimi kane te gjithe Shtetet dhe i perdorin me dhe pa aprovim prokurorie per te zbuluar keqberesit vetem ne e bejme qimen tra,sa per privatesine mos harro se tjetri beri thirrje per lufte dhe ti e fale ,fjala e lire the d.m.thene merrni armet se une ju kam falur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *