Udhëkryqi i PD-së

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

Përshëndetje Dita! A do ta lidhë PD-ja fatin e saj me fatin e kupolës së saj si Berisha, Basha & Co? Ky moment është një nga udhëkryqet më të rrezikshëm të ekzistencës së PD-së. Nëse të gjithë deputetët e saj i mbeten qorrazi besnikë kupolës, atëherë nuk ka asnjë shans që PD-ja në zgjedhjet e ardhshme e më tej ta shohë veten në pushtet, sepse del hapur se është në mbrojtje të të korruptuarve, është në kundërshtim me vokacionin e shqiptarëve për t’u afruar me Europën sa më shpejt dhe bëhet qesharake teza e Bashës se koha nuk ka rëndësi për aprovimin e reformës. Për shqiptarët koha ka rëndësi më shumë se kurrë, boll më me vonesa të pajustifikuara.

Duket qesharake thirrja e krerëve të PD-së se është e papranueshme blerja e deputetëve të saj për të arritur kuorumin, bashkimi i votave të deputetëve të PD-së për reformën do të tregojë se kush nga këta deputetë është i pakorruptuar dhe i përgjegjshëm për situatën në të cilën po kalon vendi.

Blerjen e deputetëve e ka zakon PD-ja. Kështu ka vepruar në sa e sa raste, si në zgjedhjen e presidentit etj., prandaj boll me këto patetizma dhe le të bëjnë detyrën për të cilën janë zgjedhur dhe të mos bëhen qesharakë, sepse reforma do të bëhet, me hir a pahir.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *