Makina përplas motorin, 1 i vdekur në rrugën e Rinasit

redaktor

Një aksident automobilistik në rrugën e Rinasit i ka marrë jetën një personi.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se në aksident janë përfshirë një makinë dhe një motor, e për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i këtij të fundit.

Sapo u njoftuan për ngjarjen, forca të shumta policore mbërritën në vendin e aksidentit, ndërsa po punohet për identifikimin e viktimës. Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *