Merru me mitrën tënde…

Ornela

Diku ndodhet një grua, 30 vjeç, pa fëmijë. Njerëzit e pyesin: “Akoma pa fëmijë?”. Reagimi i saj ndryshon dita ditës, por zakonisht ky reagim përfshin buzëqeshje të forcuara dhe vetëpërmbajtje. “Jo, jo akoma”, përgjigjet duke buzëqeshur, duke fshehur frustrimin e saj. “Epo, mos prit shumë. Koha ikën, ti e di”, e mbyll i mençuri i radhës para se të largohet, i kënaqur me veten që tregoi aq shumë urtësi erudite. I mençuri largohet. Gruaja ruan edhe për pak buzëqeshjen e saj. Kur është vetëm qan….

Qan sepse ka mbetur shtatzënë 4 herë, por çdo herë ka pësuar një abort spontan.

Qan sepse po tenton të ketë një fëmijë që nga nata e parë e martesës, pesë vjet më parë.

Qan sepse burri i saj ka fëmijë me ish gruan.

Qan sepse do dëshpërimisht të tentojë fekondimin in vitro, por nuk mund t’i përballojë shpenzimet.

Qan sepse ka tentuar fekondimin in vitro (disa herë) dhe fëmija nuk po duket.

Qan sepse shoqja e saj e ngushtë nuk do të bëhej kurrë nënë surrogate. “Do të ishte e çuditshme” i thotë.

Qan sepse ilaçet që merr e pengojnë të mbetet shtatzënë.

Qan sepse ky problem shkakton tensione në martesën e saj.

Qan sepse doktori i thotë se është mirë, por thellë e di që ajo është problemi.

Qan sepse burri i saj fajëson veten dhe kjo ndjesi faji e bën një person të vështirë për të jetuar.

Qan sepse të gjitha motrat e saj kanë fëmijë.

Qan sepse një nga motrat e saj, as nuk donte fare të kishte fëmijë.

Qan sepse shoqja e saj e ngushtë është shtatzënë.

Qan sepse është ftuar në një tjetër baby shower.

Qan sepse nëna e saj vazhdon ta pyes: E dashur çfarë po prisni akoma?

Qan sepse vjehrrit duan të bëhen gjyshër.

Qan sepse fqinja e saj ka dy binjakë dhe i trajton si mos më keq.

Qan sepse 16 vjeçaret mbeten shtatzënë edhe pa e tentuar.

Qan sepse është një teze e mrekullueshme.

Qan sepse tashmë i ka zgjedhur emrat.

Qan sepse ka një dhomë bosh në shtëpinë e saj.

Qan sepse ka një hapësirë bosh në trupin e saj.

Qan sepse ka shumë për të ofruar.

Qan sepse ai do të ishte një baba i mrekullueshëm.

Qan sepse ajo do të ishte një nënë e mrekullueshme, por nuk është.

*****

Diku tjetër ndodhet një tjetër grua: 34 vjeç, 5 fëmijë. Njerëzit i thonë: “Pesë? Oh Zot, shpresoj të mos vazhdosh më?” dhe pastaj qeshin së bashku sepse komente të tilla shkaktojnë të qeshura. Edhe gruaja qesh, por jo më sinqeritet. Ndryshon temë dhe si gjithmonë mbyll një sy ndaj kësaj mungese respekti. Është thjesht një ditë më shumë. Vetëm qan…

Qan sepse pret një tjetër fëmijë, por ndjen se duhet ta fsheh gëzimin.

Qan sepse gjithmonë ka dëshiruar një familje të madhe dhe nuk kupton pse njerëzit janë kaq të shqetësuar nga kjo gjë.

Qan sepse nuk ka vëllezër dhe motra dhe është ndjerë gjithnjë e vetmuar.

Qan sepse gjyshja e saj ka pasur 12 fëmijë dhe do t’i pëlqente të ishte si ajo.

Qan sepse nuk mund ta imagjinojë ekzistencën pa fëmijët e saj, por njerëzit e trajtojnë sikur fëmijët të ishin ndëshkim.

Qan sepse nuk do të mëshirohet.

Qan sepse njerëzit e marrin të mirëqënë që nuk ishte kjo ajo që donte.

Qan sepse e mendojnë si të papërgjegjshme.

Qan sepse mendojnë se ajo nuk ka zë.

Qan sepse ndjehet e pakuptuar.

Qan sepse është lodhur duke mbrojtur zgjedhjet private.

Qan sepse ajo dhe burri i saj janë në gjendje të mbajnë familjen, por mesa duket kjo nuk ka rëndësi.

Qan sepse është lodhur nga komentet “shakatare”.

Qan sepse merret me punët e veta.

Qan sepse do donte që edhe të tjerët të bënin të njëjtën gjë.

Qan sepse ndonjëherë e vë në dyshim dhe pyet veten nëse do të ishte më mirë të bënte vetëm dy.

Qan sepse të tjerët janë të shpejtë në kritika dhe të ngadaltë të ofrojnë ndihmë.

Qan sepse është lodhur nga paragjykimi i vazhdueshëm.

Qan sepse njerëzit janë të paedukatë.

Qan sepse shumë njerëz duket se kanë një opinion për jetën e saj private.

Qan sepse gjithçka që do është që të jetojë e qetë.

*****

Një tjetër grua: 40 vjeç, një fëmijë. Njerëzit pyesin: “Vetëm një? Nuk ke dashur të bësh më shumë?”. “Jam e lumtur kështu”, përgjigjet ajo me qetësi, një përgjigje që e ka përsëritur kush e di sa herë. Pak a shumë bindëse, por askush nuk do të dyshonte që kur është vetëm, ajo qan….

Qan sepse ajo shtatzëni ishte mrekulli.

Qan sepse fëmija i saj i kërkon akoma një motër apo vëlla.

Qan sepse ka dashur gjithmonë të bëjë tre fëmijë.

Qan sepse iu desh të ndërpriste shtatzëninë e dytë për të shpëtuar jetën.

Qan sepse doktori i thotë se do të ishte me shumë rrezik një tjetër shtatzani.

Qan sepse po lufton për t’u kujdesur për të vetmin fëmijë që ka.

Qan sepse ndonjëherë një fëmijë vlen sa për dy.

Qan sepse burri i saj as nuk e merr në konsideratë idenë e një fëmije tjetër.

Qan sepse burri i saj nuk jeton më dhe ajo nuk e ka rigjetur dashurinë.

Qan sepse familja e saj beson se një fëmijë është mjaftueshëm.

Qan sepse është zhytur në karrierën e saj dhe nuk mund ta braktisë.

Qan sepse ndjehet egoiste.

Qan sepse nuk ka humbur akoma kilet e akumuluara gjatë shtatzënisë së parë.

Qan sepse ka vuajtur nga depresioni postpartum.

Qan sepse nuk arrin ta durojë akoma atë eksperiencë.

Qan sepse ka probleme me trupin e saj dhe shtatzënia thjesht sa përkeqëson situatën.

Qan sepse lufton akoma kundër bulimisë.

Qan sepse i është dashur t’i nënshtrohet histerektomisë (Heqje e mitrës).

Qan sepse do një tjetër fëmijë, por nuk mund ta ketë.

Këto gra janë kudo. Janë fqinjat tuaja, shoqet, motrat, koleget, kushërirat. As nuk duan t’ia dinë për këshillat tona, opinionet tona. Uterusi i tyre u përket vetëm atyre, ta respektojmë.

Përkthyer nga Dita

Share This Article
4 Comments
  • një pikvështirim i një prej problemeve njerzore nga adirah Angail.që megjithëse nuk e di se kush është deri diku ka të drejtë!!
    mund të kapte dhe një fiksim tjetër të njeriut që po ashtu e kemi skomshi vëlla motër ,grua,burrë e të gjitha kombinimet e mundëshme!
    jep një nga zgjidhjet e mundëshme atë të lirisë personale!
    por mund të jepte dhe shumë zgjidhje të tjera!!
    për çdo “qan” ka të paktën një zgjidhje për të mos qarë!!
    mbi të gjitha ka një zgjidhje për të mos e vendosur veten në nivelin më të ulët që mund ta vendosi një qënje njerzore:NË ATË TË RIPRODHUESIT!
    tek kafsha gjinitë bashkohen vetëm për tu riprodhuar!!
    njeriu po ashtu,por këtu kemi të bëjmë me një grup njerzish që akoma nuk ka dalë nga niveli kafshëror,pjesa tjetër ajo e vetdijshja pjesën riprodhuese e ka në plan dytësor,të paktën!!
    kështu që po qe se zonja që “qan” do ta vlersonte veten diçka më tepër shumë,deri në të gjitha “qarjet” do të ishin zhdukur!!
    nëse zonja,motra,komshija etje etje nuk do të kishte si pikë rrotullimi të botës së saj,mitrën,atëherë ajo do të kshte të zgjidura të gjithë problemet!!
    njeriu po të fiksohet diku dhe të mos pranojë të ndrshojë sipar kushteve të reja të paraqitura,do të ketë gjithnjë probleme,do të ketë gjithnjë vetshkatërrim!!
    sidoqoftë ky është një mësim nga më të thjshtit dhe më të gërit:MERRU ME PUNËT E TUA DHE JO ATO TË TË TJERËVE!!
    një nga parimet bazë që shumë pak e respektojnë!!shumë,shumë bëjnë dëme jo vetëm tek të tjerët por dhe i shkaktojnë vetvetes po aq dëme!!

  • Jam 31 vjece dhe kam rreth 18 muaj qe jam martuar. Kam problem me vezore dhe nuk po ngelem me barre. Nga muaji i dyte pas marteses njerezit kane filluar te me pyesin nese pres femije.Me prekin dhe barkun.Me pyesin sahere mbaj rroba te gjera. Nuk po u them per problemin sepse nuk dua te ndjejne keqardhje e te me meshirojne. Kur po u them qe planifikimi familjar eshte ceshtje imja dhe e tim shoqi, po shprehin indinjate, sidomos gamilja e tim shoq.Sahere degjojne qe ndonje e njohur eshte me barre, me drejtohen: ajo eshte e zonja! Une jam ne pune dhe po vazhdoj studimet postuniversitare.Kjo gje u duket e kote,po s’qesh e zonja te bej dhe femije. “Te gjitha behen,por femiu nuk behet kur te duash ti”-me thone,sikur kjo te varej nga vullneti im dhe jo nga problemi qe kam. Kjo ka filluar te behet irrituese.

    • irrituese do mbetet gjithnje: presioni nga familja e burrit, sepse pjella jote i jep atyre status para grupit te moshatareve te vet, dhe ne shoqeri.
      Pa pjellen tende, ata nuk kane burim tjeter per status ne shoqeri – se jane njerez qe i kane mbyllyr burimet e tjera te kuptimit te jetes: psh. shkollimin, te cilin t’a quajne te kote.
      Presioni nga familja e burrit do jete konstant, dhe i madh. Pergatitu per te qendruar me veten tende ne kete lufte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *