Një kanal televiziv egjiptian ka autorësinë e shakasë ndoshta më mizore të të gjitha kohërave.
Shakaja konsistonte në sajimin e një rrëmbimi “live” të aktores Heba Magdi. Gruaja u rrethua nga gjoja terroristë të Shtetit Islamik, të maskuar dhe të armatosur. Si fillim ata e urdhërojnë që të pozojë për një foto para flamurit të grupit terrorist dhe më pas tentojnë ta detyrojnë që të vesh jelekun vetëvrasës.
Gruaja fillon të qajë dhe të bërtasë, por nuk u bindet burrave. Përkundrazi përpiqet të mbrohet me një karrige pasi terroristët simulojnë disa shpërthime.
Më pas në video mund të shihet se si aktorët i kërkojnë falje aktores që nuk mund të përmbajë lotët. Megjithatë e reja mbetet në gjendje shoku./DITA
https://www.youtube.com/watch?v=Ou2HMVjKzf4

SHaka Jevgjish.Idjote