Revista “People”: Gwyneth Paltrow, më e bukura në botë

anazapta

Revista “People” ka emëruar aktoren Gwyneth Paltrow si gruaja më e bukur në botë.
Gwyneth Paltrow, 40 vjeçare, shfaqet në kopertinën e numrit të revistës People për “Gratë më të bukura në botë për vitin 2013”, e cila del në shitje ditën e premte.

Kryeredaktori i revistës tha në emisionin televiziv “Good Morning America” se zgjedhja u bë pasi publiku shpesh gjen veten tek aktorja, e cila është një bashkëshorte dhe nënë që balancon jetën personale dhe karrierën e saj. Ai tha gjithashtu se ajo përqendrohet tek familja, është me këmbë në tokë, ka marrëdhënie të ngushta me nënën e saj dhe është shumë e bukur.

Në artikullin e revistës People, Gwyneth Paltrow, që ka dy fëmijë me burrin e saj, muzikantin Chris Martin, tha se ajo kurrë nuk kishte qenë më e kënaqur sesa kur mësoi për “surprizën dhe komplimentin e papritur” se do të ishte në kopertinën e numrit special të revistës.

Paltrow, që mbështet ushqimet e shëndetshme dhe është autore e një libri gatimi të titulluar “Gjithçka është e mirë”, zbulon gjithashtu në intervistë sekretet e saj për të mbajtur një fizik të mirë. Ajo thotë se gjumi dhe fizkultura janë mënyrat më të mira për të qenë në formë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *