Obama zyrtarisht në mbështetje të Clinton

Elton Tafaruci

Presidenti Barack Obama mbështeti zyrtarisht Hillary Clintonin vetëm dy ditë pasi ish-Sekretarja e Shtetit u bë kandidatja e pritshme për presidente e Partisë Ddemokrate.

“E di sesa e vështirë mund të jetë kjo punë, por kjo është pikërisht arsyeja që e di se Hillary do të jetë shumë e mirë,” tha  Obama në një video të publikuar në faqen elektronike të fushatës së Clinton.

Mbështetja erdhi menjëherë pasi Obama u takua me sfiduesin demokrat, senatorin e Vermontit Bernie Sanders.

Ai tha pas një takimi që pati në Shtëpinë e Bardhë se, do të qëndrojë në garë për kandidaturën të paktën deri në zgjedhjet e fundit paraprake që zhvillohen javën e ardhshme në Distriktin e Kolumbias.

Sanders tha gjithashtu se ai do të takohet me Clinton gjatë ditëve në vazhdim dhe premtoi të punojë për të mposhtur kandidatin e pritshëm republikan Donald Trump në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *