Shiste kanabis për studentët, pranga të riut

Elton Tafaruci

Mënyrën për të nxjerrë para e kishte gjetur… Shiste drogë tek qyteti “Studenti”, në Vlorë. Bëhet fjalë për 25-vjeçarin Ardian Velaj, i cili është arrestuar në kushtet e flagrancës.

Policia e qytetit bregdetar kishte informacione se i riu merrej me shitjen e drogës e blerësit ishin studentët. Kështu ai është arrestuar në lagjen “Isa Boletini”, brenda ambienteve të qytezës “Studenti”.

Gjatë kontrollit fizik që i është bërë këtij shtetasi, policia ka gjetur të fshehur në trup 14 gram kanabis. 25-vjeçari edhe më parë është dënuar po për të njëjtën gjë

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *