Vladimir Putin është treguar i sinqertë dhe ka thënë se nuk po fle shumë gjumë.
Njeriu i fortë i Kremlinit ka rrëfyer të fshehtat e dhomë së tij të gjumit, duke thënë se nuk fle më shumë se katër apo pesë orë gjumë çdo natë, duke lënë të kuptohet se ka nevojë për më tepër gjumë, shkruan The Mirror.
Ky detaj i rrallë nga jeta private e presidentit rus erdhi gjatë një bisede që ai pati me diktatorin bjellorus Aleksandr Lukashenko gjatë një vizite të këtij të fundit në Moskë.
Putini, i cili me sa duket nuk e vuri re se mikrofoni ishte i hapur e tha një gjë të tillë përpara konferencës për shtyp, duke i rrëfyer Lukashenkos se kishte qëndruar pa gjumë deri në 3 të natës.
