Do hynin ilegalisht në Angli, kapen 8 shqiptarë në Holandë

Dita

Pavarësisht masave shtrënguese të autoriteteve holandeze në tentativë për të ulur klandestinët në portet të vendit, shqiptarët po vazhdojnë të sfidojnë autoritetet holandeze.

Gjatë ditës së mërkurë, 8 shqiptarë në dy incidente të ndryshme u zbuluan në portin Hoek van Holland, pak ditë pas dërgimit të ushtrisë për të siguruar portet.

Nuk po funksionon taktika e Ministrisë së Mbrojtjes këtu në Holandë, e cila prej një jave ka nisur trupat e ushtrisë për të siguruar portet e vendit. Shqiptarët po vazhdojnë në portet e Holandës, për të kaluar ilegalisht në Britaninë e Madhe.

Në dy incidentet të shënuar gjatë ditës së mërkurë u arrestuan 8 shqiptarë në moshte 14 deri 39 vjeç. Në incidentin e parë, katër persona kapërcyen gardin rrethues të portit Hoek van Holland, duke hyrë forcërisht në një nga kamionet e parkuara në port, raporton Abcnews.

Sipas policisë së kufirit, dy nga të arrestuarit e moshës 14 dhe 18 vjeç kishin kërkuar azil në Gjermani. Katër shqiptarë të tjerë u arrestuan po ashtu në portin Hoek van Holland, ku ato u gjetën të fshehur në një kamion që ishte duke u bërë gati të nisej për në Angli.

Të gjithë personat kanë kërkuar azil në Holandë dhe personat janë në pritje të përgjigjes për kërkesën e tyre. Shqiptarët janë kthyer në temë kryesore nëvendet perëndimore, pasi numri i shqiptarëve që tentojnë të ikin ilegalisht në Britani të Madhe është gjithnjë në rritje.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *