Dokumentet e CIA-s: Mehmet Shehut iu kërkua të vriste Hoxhën dhe të merrte pushtetin pas luftës

anazapta
Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu

Mehmet Shehu mund ta kishte vrarë Enver Hoxhën dhe të merrte pushtetin ende pa u çliruar Shqipëria.

Kjo nuk është një hipotezë por një fakt i zbuluar nga dokumentet sekrete të CIA-s, të cilat tashmë janë deklasifikuar.

Oficerët e shërbimit sekret amerikan ia kanë kërkuar këtë Mehmetit në prag të çlirimit të Tiranës.

“Kjo është një histori e parrëfyer më parë e operacioneve sekrete të OSS-it (Zyrës për Shërbime Strategjike, pararendëse e CIA-s) amerikan në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe se si Shtetet e Bashkuara, krahas anglezëve, ndihmuan komunistët të mundnin nazistët dhe të merrnin pushtetin në vend” – thotë për DITA shkrimtari dhe historiani i njohur amerikan Peter Lucas.

Ai ka shkruar një libër mbi këtë temë, të cilin e ka sjell në shqip gazetari Xhevdet Shehu.

Libri titullohet “Misioni Amerikan në Shqipëri – Operacionet sekrete të OSS-it dhe bashkëpunimi me partizanët komunistë gjatë Luftës së Dytë Botërore”.

Është një libër antipod i librit me kujtime të Enver Hoxhës “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”. Ose, për të qenë më korrektë, janë dy tablo të përkundërta rreth një të vërtete historike.

Në këtë libër dëshmon edhe zëvendës shefi i misionit amerikan, personi që ia ka bërë propozimin Mehmet Shehut, një prej figurave më të spikatura të luftës, komandantit të Divizionit të Parë Sulmues.

Propozimi është bërë më shumë se një herë në prag të çlirimit të Tiranës.

Të dhënat e OSS-it, që më vonë u shndërrua në Agjencinë Qendrore të Informacionit (CIA), nuk u bënë publike deri në vitin 1975, kur CIA filloi kthimin e tyre në Arkivat Kombëtare (National Archives).

Megjithëse janë botuar shumë libra mbi OSS-in gjatë Luftës së Dytë Botërore, ky është libri i parë për operacionet e OSS-it në Shqipëri.

Peter Lucas shkruan si kanë mbërritur në Shqipëri njerëzit e shërbimit inteligjent amerikan dhe si u bashkuan me shtabin e Enver Hoxhës.

Ky mision i OSS-it, krahas atij britanik, ndihmoi Enver Hoxhën dhe partizanët e tij komunistë të mposhtnin nazistët dhe të çlironin vendin pavarësisht faktit që Hoxha adhuronte diktatorin sovjetik Josif Stalin dhe Bashkimin Sovjetik.

Lukas thotë se një pjesë e mirë e materialeve të këtij libri janë fryt i udhëtimeve në Shqipëri, ku ka intervistuar partizanë të moshuar që kishin luftuar me Hoxhën.

“Kam ndjekur itinerarin që kishin përshkuar partizanët në ndjekje të armikut dhe kam qëndruar në qytete si Saranda, Vlora, Përmeti, Korça, Berati, Gjirokastra, Tirana, Elbasani, Peshkopia, Pogradeci e tjetërkund. Kam udhëtuar i hipur mbi gomar nëpër malet e Shqipërisë jugore ku Enver Hoxha kishte vendosur shtabin e tij – thotë autori për DITA.

Por burimi kyç i librit është pikërisht Nik Kukiçi, zv/shefi i misionit amerikan në Shqipëri, i cili ishte në krah të gjeneral Mehmet Shehut në Luftën e Tiranës. Ai ka testuar Mehmet Shehun me idenë të eleminonte Hoxhën dhe të merrte pushtetin pas luftës.

Biseda që ka bërë Kukiç me Mehmet Shehun mbi mundësinë e eleminimit të Hoxhës nuk mund të ketë qenë një bisedë private apo e rastësishme. Ai ishte një përfaqësues i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara dhe për çdo gjë që shihte, flitej apo dëgjonte ai raportonte në qendër.

Për më tepër, kjo bisedë është bërë më shumë se njëherë. Biseda është bërë një ditë fundtetori të vitit 1944 në fshatin Priskë në periferi të Tiranës. Këtë ia ka dëshmuar vetë Kukiçi autorit Peter Lucas gjatë shkrimit të këtij libri.

Rrëfimi i Kukiçit: 

Tashmë Shehu ishte jashtë portave të Tiranës duke bërë planin e sulmit ndërkohë që Hoxha, udhëheqësi i tij, ishte nja 160 km larg në Berat duke diskutuar për paradën e fitores. Edhe nëse Shehu fshihte ndonjë armiqësi ndaj Hoxhës ai nuk e shfaqi atë. Ndoshta donte që kështu të mbetej.

Ai mund ta kishte marrë pushtetin. Ai po bënte luftën. Ushtarët partizanë e pëlqenin Shehun. Kishte intimitet midis tij dhe luftëtarëve. Njerëzit e donin Shehun. Ai kishte një nam të mirë nga lufta e Spanjës. Ai u kthye në Shqipëri si një hero. Ai ishte tepër i disiplinuar dhe shumë i fortë. Dhe gëzonte respekt. Hoxha e la atë të merrej me luftën dhe Shehu i la Hoxhës punët e politikës.

Unë nuk mendoj se Hoxha kishte ndonjë plan për betejën e Tiranës. Ai ia la Shehut ta bënte atë.

Unë i thashë Shehut, ‘Mehmet, ty të duan luftëtarët. Populli të do ty. Ti duhet të marrësh pushtetin. Ti duhet ta drejtosh vendin’. Ai m’u përgjigj, ‘Niko, mos bisedo me mua për gjëra të tilla. Politika është zanat i Hoxhës, jo i imi. Larg meje, Niko’.”

Shehu i drejtonte mbledhjet me ne në gjuhën shqipe, ndonëse herë-herë fliste anglisht ose italisht. Kur doja të flisja me të vetëm për vetëm, takoheshim në terren të hapur ku ata mund të bisedonin pa qenë të vëzhguar.

Atje unë do t’i thosha se ai duhej të merrte pushtetin. Ai e dinte se mund ta merrte pushtetin në vend. Ai mund ta kishte vrarë Hoxhën. Por ai nuk donte ta bënte këtë”.

Dhe ja si e përshkruan në libër takimin e parë me Enver Hoxhën në Helmës, Nik Kukiç i cili nxiste Shehun për vasjen e tij:

“Unë ngriva nga shfaqja e Hoxhës. Ai ishte i gjatë dhe mjaft tërheqës, një burrë magjepsës, i bukur si yll kinemaje.  Ai mund t’ju priste e të bisedonte me ju duke buzëqeshur. Por, mandej, ai mund të kthehej kundër jush në një farë kohe dhe të ndryshonte krejtësisht qëndrimin. Ai ishte i pamëshirshëm”…

Odriçan 1944: Nga e majta në të djathtë: Koçi Xoxe, Naku Spiru, Enver Hoxha, Omer Nishani (në rreth) Nik Kukiç, John O’Keefe, Nexhmije Hoxha etj...
Odriçan 1944: Nga e majta në të djathtë: Koçi Xoxe, Naku Spiru, Enver Hoxha, Omer Nishani (në rreth) Nik Kukiç, John O’Keefe, Nexhmije Hoxha etj…

 

Share This Article
3 Comments
  • QI RSHORI I SKIPETAREVE!
    Skipetare ,’gazetare’ dhe gomare,
    Shterngojeni b…mire se as shoku Enver e as shoku Mehmet nuk kthehen ME tu japin edhe pune edhe buke dhe arsim e kulture falas!
    Mender ‘politikanet’ 25 vjet u drejtuan ne nje lufte te gjate donkishoteste kunder kAmunizmit dhe pas nje çerek shekulli u vrane u mbyten u zhduken pa lene gjurme u ngujuan u perdhunuan u shiten per organe mbi 50 MIJE VEA ME GJAK SHQIPETARI,pa llogaritur gjysmen e popullsise mbi 3 MILION ikur me gjenocid ku 1/3 e tyre e moshes 1-30 vjeç ose 1 MILION SHQIPETARE nuk di as te shkruaje e as lexoje gjuhen shqipe!NDERSA kAmunista NUK U GJET AS NJE I VRARE E AS I GJALLE SE KU ISHIN FSHEHUR.!!

    P.S Muaji QI Rshor do jete pika me e nxehte e kesaj ‘lufte’ 25 vjeçare sepse tere ‘politika’ eshte e zene me vendosjen e ‘rregullit e qetesise’ ne Francen e revolucioneve dhe ILUMINIZMIT paralizuar nga grevat e demostratat kunder padrejtesise sociale!
    Qeverrisja tek ne perkohesisht do behet nen drejtimin e ZAHOS me opozite ‘KALIN E XENIT’ ndersa per sigurine KOMBETARE do preokupohet direkt Bujar Mehmeti allias NISHANI duke e mbajtur nen kontroll situaten nga dritarja ulur ne karrocen e invalidit duke filmuar e shantazhuar tere armiqte e mundshem!
    Sa i takon ‘babait’ te kombit apo dhenderrit te MILICES ai po pergatitet te jape lajmin ‘BOMBEì:Listen e emrave te dashnoreve te tere ambasadoreve te SHBA e BE ne keto 25 vjet si dhe zarfet me miliarda! Nder emrat e dashnoreve ka shume edhe nga ‘LOPET LARAMANE NE STALLEN E PARLAMENTIT SI DHE ErMajlindat e integrimit ne SHISHTUFINE!

  • QI RSHORI I SKIPETAREVE!
    Skipetare ,’gazetare’ dhe gomare,
    Shterngojeni b…mire se as shoku Enver e as shoku Mehmet nuk kthehen ME tu japin edhe pune edhe buke dhe arsim e kulture falas!
    Mender ‘politikanet’ 25 vjet u drejtuan ne nje lufte te gjate donkishoteste kunder kAmunizmit dhe pas nje çerek shekulli u vrane u mbyten u zhduken pa lene gjurme u ngujuan u perdhunuan u shiten per organe mbi 50 MIJE VEA ME GJAK SHQIPETARI,pa llogaritur gjysmen e popullsise mbi 3 MILION ikur me gjenocid ku 1/3 e tyre e moshes 1-30 vjeç ose 1 MILION SHQIPETARE nuk di as te shkruaje e as lexoje gjuhen shqipe!NDERSA kAmunista NUK U GJET AS NJE I VRARE E AS I GJALLE SE KU ISHIN FSHEHUR.!!

    P.S Muaji QI Rshor do jete pika me e nxehte e kesaj ‘lufte’ 25 vjeçare sepse tere ‘politika’ eshte e zene me vendosjen e ‘rregullit e qetesise’ ne Francen e revolucioneve dhe ILUMINIZMIT paralizuar nga grevat e demostratat kunder padrejtesise sociale!
    Qeverrisja tek ne perkohesisht do behet nen drejtimin e ZAHOS me opozite ‘KALIN E XENIT’ ndersa per sigurine KOMBETARE do preokupohet direkt Bujar Mehmeti allias NISHANI duke e mbajtur nen kontroll situaten nga dritarja ulur ne karrocen e invalidit duke filmuar e shantazhuar tere armiqte e mundshem!
    Sa i takon ‘babait’ te kombit apo dhenderrit te MILICES ai po pergatitet te jape lajmin ‘BOMBEì:Listen e emrave te dashnoreve te tere ambasadoreve te SHBA e BE ne keto 25 vjet si dhe zarfet me miliarda! Nder emrat e dashnoreve ka shume edhe nga ‘LOPET LARAMANE NE STALLEN E PARLAMENTIT SI DHE ErMajlindat e integrimit ne SHISHTUFINE!+++Llogaritur sipas grup moshave ne keto 25 vjet i bije te kene ikur ne Boten tjeter 1 MILION SHQIPETARE AJKA E SHQIPETARIZMES E LUFTES DHE E PUNES! ‘Perendi! Ku je’Migjeni

    • pershendetje A.GRAMSH.

      komentuesi qe po te drejtohet ka qene dhe eshte nje lloj opozitari i sistemit enver hoxhes (nuk mund ta quajme sistem komunist per shume aresye).

      disa pika te forta qe ja falja gabimeve te EH ne ate kohe ishte se kishte nje ekonomi,mbrojtje,dinjitet dhe moral qofte nga populli qofte nga udheheqja

      por pika me forte ishte nje lloj dashurie kozmike e nje pjese te madhe te popullit dhe te disa intelektualeve (haleve) si kadareja me shoke qe me vone u ktheyn nga boleferkues te enverit ne kanibale te tij..ku do shquaja turbo-komunistet e tropojes qe u vune ne sherbim nga enverfagu kanibal elez biberaj qe ishte njeriu me i lumtur kur u vra mehmet shehu

      kam shume dyshime dhe zemerthyerje me gazeten Dita qe ve ne kryeartikull nje kufome te njeriut me te fuqishem ne Shqiperi pas EH.

      koha vertetoi se ndeshja midis luanit EH dhe tigrit M.SH u kamuflua persosmerisht nga sherbime inteligjente.

      kam mendimin se MSH-un qe nuk e hodhi plumbi ne lufte dhe ai rrethim barbar 35-40 vjecar ng armiqte e hodhen bolet e te birit Skender. Shehut.

      edhe pse EH dha viston per fejesen Silva – Skender ishte ky i fundit qe shperdoroi kete leshim te Enverit dhe nuk la kryeqytet te Europes pa bredhur me Dinamon e Silves….ku nje sy i vemendshem ka pare jo nje por disa Sami Amene qe i vinin rrotull dhe brezat do ta mesojne pas 50-60 vjetesh kur te kete ngordhur ky brez dhe kjo gjenerate e felliqur shqiptaresh

      habitem se si gazeta Dita e nxjerr kufomen e k/m me te sukseshmen ne tere lindjen dhe nja nga burrat e rralle qe nxjerrin kombet ne shekuj

      pse kjo politike nekrofile e kesaj gazeta kur Tirana zgjohet e trembur nga tritoli i Shkerdhen Berisha ne festen per biren e Mevlanit ?

      pse kjo politike nekrofile e kesaj gazeta kur saleh berishoviq vazhdon pushtimin es hqiperise me bandat e tij kur edi rama me ilir meten jane bere si Don Kishoti me Sanco Pancon ?

      pse kjo politike nekrofile e kesaj gazeta kur shqiperia eshte kthyer ne republike ambasdoriale e prosticjonit nderkombetar dhe e mafjes se droges ?.

      Mund te vazhdohet dhe me pyetje te tjera por sugjerojme stafin e kesaj Gazete te mos zhgenjeje me keto arkivole,vrasje dhe funeral home..por ti jape mendime si do dalim nga pushtimi 25 vjecar nazi-berishist.

      Pse vazhdohet akoma me shekullin e kaluar per te diskretituar korifenjte Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu dhe nuk merreni me ate vend qe po shurrojne mbi viktimat e 21 janarit jo vetem ato qe i vrane por dhe edi rama me donald lune qe me hallatet e berishalese po perdhosin viktimat e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *