Një vit më parë projekti i Rilindjes Urbane preku edhe një nga fshatrat e Himarës që quhet Kudhës.
Ndërtesat në qendër të fshatit që dikur ishin vatra e kulturës dhe zyra e kooperativës, të rrënuara dhe pa çati, por me mure në këmbë, u kthyen si dikur, edhe më të reja. Së bashku me muret e tyre u rikonstruktuan edhe parrullat e kohës së komunizmit, si një segment muzeal ku glorifikohej Partia e Punës dhe udhëheqësi Enver Hoxha.
Por në muajin Prill të këtij viti disa aktivistë të Partisë Demokratike në Vlorë, të indinjuar nga ky veprim udhëtuan në këtë vend dhe fshinë me bojë të bardhë mbishkrimet e komunizmit në qendër të fshatit Kudhës.
Kjo histori nuk përfundon me kaq. Një palë shkruan, e pala tjetër, fshin.
“Dita” ka siguruar këto foto ku tregohet se parullat janë rishkruar si më parë.
Në ndërtesën kryesore në qendër të fshatit, para një sheshi të shtruar me gur të skalitur, pas rikonstruksionit të çatisë dhe mureve, parulla me për Partinë e Punës me kaligrafinë e kohës dallohet edhe më qartë:
“Të vëmë në jetë vendimet historike të Kongresit të 9-të të PPSH-së”.
Në një tjetër ndërtesë është restauruar edhe parulla: “Rroftë udhëheqësi ynë i dashur, shoku Enver Hoxha”. Nuk mungon as kjo e famshmja: Rroftë Komiteti Qendror i PPSH me në krye shokun Enver Hoxha!”
Ky fshat mund të cilësohet si muze i gjallë i fshatit të realizmit socialist, ku të huajt, por edhe rinia që nuk e ka jetuar atë kohë do të gjejnë të shkruara parullat në disa godina në qendër të fshatit. Madje, Kudhësi, me rikonstruksionin që ka pësuar, mund të konsiderohet një studio reale xhirimi për çdo film me subjekt periudhën e komunizmit në Shqipëri.
Pas ndërhyrjeve në të, fshati i është rikthyer bukurive të munguara. I vendosur mes malesh, pa pamje nga deti, i banuar kryesisht nga mjeshtër të blegtorisë, Kudhësi sot ka një arsye më shumë për t’u vizituar.



ËSHTË E DREJTA E SEJCILIT TË USHTROI DHE SHPREHË VULLNETIN E TIJË ,TË RUAJ SHPALOSË NOSTALGJINË PËR TË GJITHA SISTEMET TË SOTME DHE TË DJESHME.Pastaj po të doni bëni një testim konkret ,publiku shqiptar sot është shumë i zhgënjyer nga kjo klasë politike hajdute shembullore e pasurisë së shqiptarve,vrasëtare e shpresës popullit për demokraci,kjo klasë që ka siguruar pasuri prrallore për vehte ,kurse shumica e popullit është në prag skamje e varfërie vuan për bukën e gojës në mjerim , prandaj ruajn parullat e Rroftë E,Hoxha për arsye se ishin më të sigurtë e më mirë në kohën e munizmit dhe të E.Hoxhës,populli i punsuar,të shkooluar ,me strehim shtëpie falas ,me shëndetësi në çdo fshat falas ,me rendë sigurie maksimale nuk kishim frikë se dikush të vret në derë të shtëpisë tënde ,një shqipëri të pastërt pa drogë pa vrasje ,pa trafik femrash për prostuticioan.Pa degjenerim e drogim rinije nëpër shkolla ,pa martesa homosesualësh burrë me burrë e grua me grua.Po të doni bëjmë një krahasim 10 vjeçar arritjesh të munizmit me këto të shkërdhato demokratve të S.SHkërdhatit ?,Po ,këto që ishin pa brekë në 90 -tën sot janë më të pasur se sheikët.
Te lumte Fteri, fjale me vend…. T’u zene pusi atyre debilave te Vlores dhe t’u tregojne vendin…
E drejte
Lere nje fshat socialist si muze i tiranise.Ky popull mund te jetoje ose ne tirani,ose ne anarshi.