Kur sulmon PD-ja

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

PD-ja sa humbet pushtet, sulmon jashtë çdo principi krahun fitues siç është sot PS-ja. Edhe pse e demaskuar publikisht si dhunuese dhe vjedhëse votash, si dhunuese e votuesve dhe komisionerëve të majtë, bubullin për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne duhet të harrojmë proceset zgjedhore, manipulimin, tensionet dhe dhunën elektorale që filluan me ardhjen e saj në pushtet. Këtyre s’ju vjen mire t’ju sjellësh në vëmendje se zgjedhje të lira organizoi P. Punës në fillimet pluraliste në 90-n, prej atëherë e në vijim procesi elektoral është deformuar. Kësaj gjendje dhe forcat e tjera politike i janë përgjigjur me të njëjtën monedhë. Tash synohen kryetarë bashkish e deputetë të fortë fizikisht, me taraf të madh që t’i bëjnë zap kundërshtarët. Kusht kryesor është të jenë të pasur edhe poshtë duhen zgjedhur kryetarë komunash, administratorë, kryepleq të fortë. Pak rëndësi ka kultura, formimi, aftësia, marrëdhëniet me publikun, ndershmëria, drejtësia etj. Partitë politike janë përgjegjëse për një situatë të tillë, ndaj ka rrënjë të pjesëmarrjes në votime në më pak se 50% të zgjedhësve. Nga Xhevdet Cora.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *