EURO 2016: E nisim me një humbje që dhemb

redaktor

Debutimi Europian i Shqipërisë mund të përmblidhet me një fjalë: “SIKUR”.

Sikur mos të pësonim gol që në minutën e pestë për një gafë të zakonshme tonën, sikur të mos dilte me karton të kuq në mënyrë të pafalshme kapiteni Lorik Cana që në pjesën e parë dhe sidomos sikur Shkëlzen Gashi të tregohej më i saktë në minutat e fundit, tani do të kishim të paktën një pikë.

E nisim me një humbje, një 1-0 që dhemb shumë, mbi të gjitha për faktin se do të mbetet gjatë në mendje keqardhja se diçka, shumë më tepër, mund ta bënim.

Golt e pësuar që në fillim, në miqësoret e shkuara, nuk qenkan rastësi, dhe goli i shpejtë pësuar nga Zvicra ishte thelbësor. Nuk shënuan shqiptarët e Zvicrës, por Shaqiri dha krosin e golit dhe mbrojtja jonë, ashtu si portieri Berisha, ishin fajtorë.

Të paktën Berisha shleu gjithçka, sepse na shpëtoi pafundësisht, por nga ana tjetër Armando Sadiku pati rastin e jetës dhe gaboi në pjesën e parë i vetëm me portierin kundërshtar, para se Lorik Cana brenda pak minutash të na braktiste, me dy faulle absurdë, sidomos i pari.

Mund të shkonte shumë keq, por Zvicra nuk shënoi më, edhe pse pati shumë raste, ndërsa Shqipëria mori zemër, luajti një pjesë të dytë gjithnjë e më shumë ofensive dhe 2 minuta para fundit edhe kulmi i dhimbjes sonë: Gashi kishte gjithë zonën në dispozicion, doli i vetëm me portierin kundërshtar dhe… gaboi.

Fat, eksperiencë, cilësi… ndonjë nga këto gjëra ndoshta nuk e kemi sa duhet.

KAMPIONATI EUROPIAN “FRANCË 2016” – GRUPI A

E Shtunë, më 11 qershor, ora 15:00

Stadiumi “Bollaert-Delelis”, Lens

SHQIPËRI – ZVICËR    0-1

Goli: Schär 5′

SHQIPËRIA: Berisha; Hysaj, Cana, Mavraj, Agolli; Kukeli, Xhaka (Kaçe 62′), Roshi (Cikalleshi 74′), Abrashi, Lenjani; Sadiku (Gashi 82′)

Trajner: Xhani De Biazi

ZVICRA: Sommer; Lichtsteiner, Schär, Djourou, Rodríguez; Behrami, Džemaili (Frei 76′), Xhaka, Shaqiri, Seferović, Mehmedi (Embolo 62′)

Trajner: Vladimir Petkoviç

Kartë të verdhë: Cana 23′, Kaçe 63′, Kukeli 89′, Mavraj 90’+2 / Schär 13′, Behrami 67′

Karton i kuq: Cana 36′ (2V)

Gjyqtar: Velasko Karvajo (Spanjë)

Share This Article
7 Comments
  • SIKUR TE KISHTE HALLA KOQE DO QUHEJ DAJE!
    Nuk luajti Shqiperija me Zvicren se nuk luajne ‘MALET’ por ca zviceriane me ca ‘……….’mercenare’!?
    ‘Qeni atje ku ha atje leh(luan) perjashtu Berishes salisjaneve e social SSalisteve qe ‘hane buken e turkut e bejne duvane e kaurit’—-VJEDHIN NE ISH SHQIPERI ,HANE E MARIN AVDES JASHTE E KTHEHEN E DHJESIN NE BATHORE!

  • Per Kalin
    E gjej te pavend e fyes komentin tuaj, djemte tane ishin te mrekullueshem, dhane gjethe sa kishin, perfshi edhe zemren, ben figure qe do na ngelet ne mendje me sjelljen e tyre, po ashtu edhe sportadshesit tane qe ngriten stadiumin ne kembe. Perzemersisht nje falenderim per femrat tona fisnike qe ishin ne ate stadium dhe ndriconin. Sa per ndeshjen, futbolli fitohet dhe humbitet. Ate qe duhej dhe mund te fitohej ne ate prezantim, shqiptaret e fituan.

  • Dalja e Canes e rregulloi lojen tone. Me mire pa ate gomar te lodhur si ai Shweinsteiger i gjermaneve. Kartonat qe mori treguan se eshte vertet i mbaruar. Me mire pa ate kunder Frances. I zuri haku qe perzune Berat Gjimshitin.

  • LORIKU E SHITI NDESHJEN TEK ZVICRA SI ENVER HOXHA SHITI VATANIN TEK JUGOSLLAVI NE MUKJE 1943 PO DE BIASI CFARE BERI?

    De Biasi duhet ta kishte hequr Canen pas kartonit te verdhe te pare dhe te kishte forcuar mesin e fushes me nje lojtar me eksperience, sepse Xhaka ishte komplet jashte loje dhe ekipi shqyptar i futbollit dukej ne fushe si nje orkester frymore dru me pre prej fshati socialist pa dirigjent. Levdatat patriotike te politikaneve dhe medias dallkauke ne futboll nuk pijne uje ashtu sic edhe mllefi kunder tersit te Pojanit Edi Rama qe vetem ne futboll si specialist UNIVERSAL nuk kishte futur hundet deri tani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *