Gjobiten spitale e klinika, shpërdorojnë të dhënat e pacientëve

Dita

Rreth 27 subjekete janë gjobitur me vlera të konsiderueshme për shkeljen e privatësisë së qytetarëve. Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka marrë 27 vendime vetëm për gjysmën e parë të vitit, duke penalizuar subjektet që nuk kanë respektuar ligjin.

Nga lista e subjekteve të gjobitura, 8 prej tyre janë institucione shtetërore, ndërsa pjesa tjetër janë sipërmarrje private. Sektori më problematik në shkeljen e privatësisë për gjysmën e parë të vitit ka rezultuar sektori i shëndetësisë ku klinika të shumta private dhe siptale shtetërore janë kontrolluar dhe gjobitur me vlera gjobash duke filluar nga 20 mijë deri në 2 milion lekë.

Nga institucionet shtetërore, vendime penalizuese janë marrë kundrejt Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Spitalit Universitar të Traumës, spitalit rajonal Elbasan, Fier dhe Durrës, spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” materniteteve “Koço Gliozheni” dhe “Mbretëresha Geraldinë”, ndërsa në vendimet penalizuese janë edhe një sërë klinikash private që funksiojnë në vend.

Sipas legjislacionit në fuqi, gjoba arkëtohet nga kundravjatësi në Buxhetin e Shtetit, jo më vonë se 30 ditë nga komunikimi i vendimit. Me kalimin e afatit, vendimi kthehet në titull ekzekutiv, dhe ekzekutohet në mënyrë të detyrueshme nga zyra e përmbarimit. Disa prej biznesve të penalizuara u janë drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë, procese të cilat janë fituar nga Komisioneri.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *