Reforma në drejtësi, Basha i kthen përgjigje Metës

Dita

Pas dështimit të takimit Rama-Basha, tashmë çështja e reformës në drejtësi do të ulë bashkë në një tryezë bisedimesh kreun e Kuvendit, Ilir Meta dhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Takimi Meta-Basha mësohet se do të zhvillohet ditën e diel në orën 11:00 në ambientet e hotel “Rogner”.

Bëhet e ditur se Meta do të jetë ekskluzivisht në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit dhe jo si Kryetar i LSI-së.

Kryeparlamentari do të shoqërohet në takimin e sotëm nga Shefi i Kabinetit.

Burimet nga PD, kanë konfirmuar takimin mes Metës dhe Bashës, duke shtuar se në këtë takim kreu i opozitës do të shoqërohet nga deputeti Oerd Bylykbashi.

Pas takimit, Meta dhe Basha do të japin nga një prononcim për mediat.

Gjatë pasdites se sotme kreu i Kuvendit Ilir Meta zhvilloi edhe një telefonatë të gjatë me eurodeputetin Eduard Kukan lidhur me reformën e drejtësi./DITA

Share This Article
1 Comment
  • Jo more jo! Nuk behen njerez keta te pd-ke.Sa leshime u jane bere nga mazhoranca,dhe u kane dhene ato qe kerkon pd-ke,dhe ata perseri nuk kane pranuar te miratojne reformen ne drejtesi.Pse? Sepse ata e kane friken e saj.Sali Berisha dhe Lulezim Basha etj,jane te zhytur ne krime montruaze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *