Blick: Këta dy shqiptarë zhgënjyen ndaj Shqipërisë

Elton Tafaruci

Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi janë vlerësuar me nota të dobëta nga gazeta zvicerane Blick, për paraqitjen e tyre në ndeshjen kundër Shqipërisë.

Xherdan Shaqiri, Admir Mehmedi dhe Haris Seferovic ishin më të dobtit kundër Shqipërisë, ku të tre u vlerësuan me notën 3 nga 6 sa ishte maksimumi.

Portieri Yann Sommer u vlerësua me notën maksimale 6, pas dy pritjeve që i bëri i vetëm përballë Armando Sadikut e Shkëlzen Gashit.

Këto janë notat e lojtarëve të Zvicrës sipas Blick: Sommer 6, Lichsteiner 4, Djourou 4, Schar 5, Rodriguez 4, Behrami 5, Xhemajli 4, Xhaka 5, Mehmedi 3, Shaqiri 3 dhe Seferovic 3.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *