Me ç’kuptojmë gjer tani,
PD-ja është e betuar,
për të djegur gjithë Reformën,
për vendet e rezervuar!
Pak a shumë këto vende,
që quhen të rezervuar,
janë një kuotë që pakicës,
i lihet pa u votuar!
Partive të opozitës,
pavarësisht sa janë votuar,
u lihen ca vende kyçe,
pa votim-të garantuar!
E kupton çdo lloj idioti,
dhe e para s’e tha “Dita”,
se një pjesë e drejtësisë,
do kapet nga opozita!
Nëse për hir të afatit,
dhe kjo pikë do të votohet,
dhe pas reformës-sistemi,
i gjithi do korruptohet!
Se vendet e rezervuar,
gozhda ku shqupistët mbahen,
në të gjithë piramidën,
si mola do të shpërndahen!
Nuk e dimë tamam përqindjen,
që pakicës do t’i lihet,
por dimë që gjithë sistemi,
keq nga brenda do të grryhet!
Kemi hyrë në vit zgjedhor,
viti shpejt ka për t’u tretur,
dhe PD-së në opozitë,
vetëm një vit i ka mbetur!
Veç një vit-edhe pushtetin,
SHQUP-i ka për ta fituar,
për një vit-pse bën hatanë,
për vendet e rezervuar?!
Po punët qëndrojnë ndryshe,
ndaj po bëhet kaq potere,
se PD-ja e di mirë,
që s’fiton as kësaj here!
Ajo është shumë e sigurtë,
se ka për t’u shpartalluar,
ndaj i duhen për të ardhmen,
ca vende të rezervuar!
S’mund të bësh gjithë botën kundër,
kështu-vetëm për një vit,
po PD-ja e ka ndarë mendjen,
të rrijë gjatë në opozitë!
Me formulën dy të tretat,
dhe vendet që do kërkojë,
PD-ja dhe pas reformës,
drejtësinë do kontrollojë!
Pas formulës që u la,
po u bë dhe ky lëshim,
reforma e gjithëvotuar,
s’do të ketë asnjë kuptim!
E shohim si rrjedhin punët,
komisioni punon hapur,
nga e majta s’ka një shenjë,
drejtësinë për ta kapur!
Kanë dalë e do dalin sheshit,
kush reformën s’e voton,
Sovrani duket i heshtur,
po Sovrani po vrojton!
Sovrani do drejtësi,
do drejtësinë e mohuar,
ndaj ata që po pengojnë,
kanë për t’u shpartalluar!
Tri vjet kot mund të kenë shkuar,
për rrugën në Europë,
u bindëm mirë e më mirë,
kush e do vendin në gropë!
Por tek tufa e çakejve,
ne s’besuam asnjë ditë,
që tash mendjen e kanë ndarë,
të rrinë gjatë në opozitë!
Kjo reformë mund të dështojë,
po nuk do gjëmojë fanfara,
për drejtësinë-njëqind herë,
mund ta nisësh nga e para!

jo do rrine gjate ne opozite……..por do te zvogelohen aq shume sa opozite do te kemi Nikun !
ne zgjedhjet e erdheshme ,do te behenshkrrumbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbbb
Poezit tua ndoshta e lane ne apozit.Te ishte per ju me komunistet as qe do ishte krijuar Pd.
ne fak PD nuk ka humbur asnjeher dhe ti e di mire kete
po s’ke dhe faj …nuk ke dhe cfare shkruan me
nejse ,si me nxitim e ke marre ,se erdhi bashkekryetari ,me duket se e shiti konsesusin “me qetesi e dashuri ” behet politika …….
opozite vetem kokepalaret do ngelen ne ate vend te nemur dhe cmendur !
Po pse po qe se PD mer dy vende ne nje organ te drejtesise qenkerka “kapje e gjyqesorit” dhe kur PS do te kete tre vende te tilla nuk qenkerka ” kapje e gjyqesorit”? Apo me keq kur ky bejtexhiu- parodist kerkon qe te gjitha vendet t’i mare P S, ne kete rast nuk qenkerka ” kapje e drejtesise?…….