A ishte poliagjent Mehmet Shehu?

redaktor

Maliq Sadushi, Ish zv.ministri i Mbrojtjes nën Mehmet Shehun, edhe pas viteve 90-të ka qenë mjaft diskret në prononcimet për mediat, lidhur me periudhën e punës së tij me kryeministrin më jetëgjatë në historinë e vendit. Pas fundit të hidhur të Shehut, ai u degradua po nuk u burgos.

Por me mikun e tij Eqerem Osmënaj, ish drejtor i Zbulimit të Ushtrisë, Sadushi që ndërroi jetë në vitin 2010, ka zhvilluar biseda të gjata lidhur me ngjarjet e diktaturës dhe mjaft momente të errëta të asaj periudhe. Këto shënime vijnë pikërisht si hedhje në letër e atyre bisedave dhe kujtimeve.

Në këtë pjesë të tretë të kujtimeve të Maliq Sadushit, që po botojmë ekskluzivisht në ‘DITA’, bëhet fjalë për akuzat që u bënë kundër Mehmet Shehut pas vdekjes së tij. Sa të vërteta janë akuzat se Mehmeti ka qenë agjent i jugosllavëve, sovjetikëve dhe amerikanëve etj. Dy bisedat e Enverit me Stalinin për Mehmetin.

 

Nga Eqerem Osmënaj

(Vijon nga numri i kaluar)

 

Shpesh bisedat e mia me Maliq Sadushin lidhur me Mehmet Shehun shtriheshin në një hark të gjatë kohor, që nga koha e luftës e deri sa ai u eliminua në dhjetor 1981. Po më së shumti ato përqendroheshin tek akuzat që iu bënë pas vdekjes në tablonë sinoptike të Enver Hoxhës. Maliqi ishte i mirinformuar dhe pasi kishte reflektuar për një kohë të gjatë, kishte një mendim të palëkundur për figurën dhe personalitetin e Mehmetit si burrë shteti dhe si ushtarak.

***

E kam pyetur Maliqin për akuzat që denigronin figurën e Mehmetit pas vdekjes. Dhe Maliqi përgjigjej shkoqur:

Ato akuza u bënë në një kohë të caktuar, në një kohë që zhvillohej një luftë e brendshme për pushtet dhe koha ka treguar se ato akuza kanë qenë të pavërteta. Ja po të argumentoj disa prej tyre:

 

A ishte Mehmet Shehu një vegël jugosllavëve?

Në asnjë mënyrë. Mehmet Shehu është njohur me Dushan Mugoshën në fillim të majit 1943 në shtëpinë e Kadri Hazbiut. Në atë kohë Mehmeti ishte sekretar organizativ i qarkut të Vlorës. Ai nuk afrohej shumë me njerëzit që nuk i njihte, aq më keq me të huajt. Ato ditë në krahinën e Vlorës ishte edhe Liri Gega, që e mbante veten për Sekretare politike e qarkorit kur dihej se ne kete funksion ishte Hysni Kapua. Liri Gega kishte mbështetjen e Dushan Mugoshës. Mehmeti u mërzit kur mësoi se Dushani dhe (Muzhiku)- pseudonimi i Liri Gegës, donin të shkrinin këshillat nacionalçlirimtare dhe t’i zëvendësonin me Sovjetët si në Bashkimin Sovjetik. Mehmeti dhe Hysniu sa diktuan këtë manovër  kërkuan largimin e “mikut të paftuar” Mugosha dhe Liri Gegës. Ata u larguan, Liria për në Mat ndërsa Mugosha në Labinot… Pas dy muajsh, kur u formua Brigada e Parë, Dushan Mugosha gjendet pranë saj për “ndihmë”.

Mehmeti kundërshtoi prerazi këshillat e te derguareve te Titos si Tempo e Mugosha për Federatën Ballkanike. Ai siç rrodhën ngjarjet më pas, Mehmeti kishte një qëndrim të prerë lidhur me  ndërtimin e shtetit shqiptar dhe pavarsinë e Shqipërisë. Mehmeti kur ishte shefi i shtatmadhorisë të ushtrisë shqiptare kundërshtoi unifikimin e ushtrisë shqiptare me atë jugosllave si dhe kundërshtoi pranimin e dy divizioneve të ushtrisë jugosllave që të dislokoheshin në Korçë e Gjirokastër. Jugosllavët, nëpërmjet Koçi Xoxes, që ishte Sekretar Organizativ dhe Ministër i Brendshëm, punuan ta bënin Shqipërinë Republike të shtatë Jugosllave dhe për këte thurën komplote kundër Mehmetit dhe Nako Spirut duke i quajtur antijugosllav dhe i larguan. Në fakt Nako vret veten, Mehmeti largohet. Por qëllimi ishte të goditej Enver Hoxha. Kështu ata shfrytëzuan Plenumin e Tetë në shkurt 1948 me sajesën “Fraksion në kokë të Partisë”  duke shfrytëzuar vetëvrasjen e Nakos dhe largimin e Mehmetit që i akuzuan për antijugosllavizëm dhe kështu indirekt akuzohej Enver Hoxha si mbështetës i tyre. Në këtë Plenum Nakua u quajt armik. U denuan Mehmet Shehu dhe Liri Belishova… Ata kishin bërë plan për ta vrare pas shpine, por Mehmeti u largua në Çorrush të Mallakastrës për tek njerëzit e tij duke iu ruajtur njerëzve të UDB Tito -Rankoviçit që livadhisnin lirshëm në Shqipëri. Në Kongresin e Parë të PKSH në nëntor 1948 Enver Hoxha rehabilitoi Mehmet Shehun, Nako Spirun, Liri Belishovën pa pyetur  jugosllavët.

Tani më thoni: Si mund të ishte Mhemeti agjent i jugosllavëve?

 

Bisedat e Enverit me Stalinin

Por mund të shtojmë edhe fakte të tjera:

Në vitin 1947 kur shkoi për vizitë në Moskë Enver Hoxha dhe Koçi Xoxe u takuan me Stalinin. Aty Stalini ka folur edhe për shkollimin e kuadrove ushtarakë shqiptarë dhe në bisedë e sipër i ka thënë Enver Hoxhës: “Kam informacion nga shokët e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Sovjetike se ju keni në krye të ushtrisë, Shefin  e Shtatmadhorisë, Gjeneral Shehu. Ai është një strteg i madh ushtarak…”.

Në Takimin e dytë  me Stalinin, në mars -prill 1949, pas dënimit nga Informbyroja të Titos, dhe pasi ishte eliminuar Koçi Xoxe, Enver Hoxha i deklaroi Stalinit: “Partia jonë e rregulloi gjendjen në Ministrinë e Brendshme ish vater e titistëve… Gjeneral Mehmet Shehu është një  udhëheqës i lavdishëm dhe në detyrën e tij ka ndihmën e vazhdueshme të Partisë e të popullit…”

Jo, kurrën e kurrës, Mehmet Shehu nuk ka qenë as agjent i të huajve dhe as armik i partisë dhe popullit të tij!, e mbyllte bisedën për këtë çështje Maliq Sadushi.

Ja edhe një fakt tjetër, shtonte ai: A ka qënë Mehmet Shehu pro shtetëzimit të oborreve, pra për eleminim të pronës private në fshat, sikurse u tha më pas? Jo dhe jo.

Po ta them se ai ishte kundër këtij orientimi dhe e ka quajtur “Shkelje të Kushtetutës” Dihet, vendimin e mori Byroja Politike  dhe Qeveria e zbatoi verbërisht jashtë ndërgjegjes së vet… Këtu nuk shtrohet çështja të mbrojmë Mehmet Shehun por të qëndrojmë drejt ndaj problemeve të kaluara si dhe ato të sotme!

 

Qëndrimet pas vdekjes së Mehmetit

Pastaj biseda kalonte në një plan tjetër. Por Maliqi vazhdonte të mbronte pikëpamjet e tij për ato që kishte parë e dëgjuar. Një ditë më tha:

Më ka bërë shumë përshtypje zelli i tepruar i Byrosë Politike për ta fshirë Mehmetin pas vdekjes! Ky zell tregohej duke u bërë fakt të pavërtetat, me urrejtje, sepse u dha sinjal nga Partia, sepse në atë kohë kështu shprehej besnikëria që të flitej sa më shumë kundër viktimës, se kështu tregohej dashuria për Partinë, popullin, Atdheun etj., etj. Kështu u sajuan letra anonime nga një pushtetar se Mehmet Shehu ishte provokator, se kishte dënuar autorin, deri sa dolli edhe Sinoptika (Tabloja Sinoptike e Enver Hoxhës). U fol se gjoja qëllimisht sabotoi planin e mësymjes së Divizionit I, ku dihet se Divizioni e kreu me nder e lavdi këtë mision!

U fol për një dosje në kasafortën e Hysniut, për letrën e ardhur në vitin 1960 nga Argjentina se Mehmeti ishte spiun i CIA-s. Dhe sikur të mos mjaftonte vetëvrasja e Mehmetit, i arrestuan bashkëshorten, i’u vetëvra i biri Vladimiri, iu vetëvra i vëllai Arshiu, iu arrestuan dy djemtë Bashkimi dhe Skënderi, u varros dhe u çvarros tre herë kufoma e Mehmetit, u zhduk gjithë vepra e tij, u hoqën të gjitha fotografitë, u mohua gjithçka, gjithçka… Iu shkatërrua shtëpia Muze në Çorrush. Megjithatë, unë them, -shtonte Maliqi, se me këto veprime u vu në dyshim ideologjia, politika, sistemi. Sepse kur vë dorë mbi fëmijët e mikut tënd që i ke mbajtur në prehër, u ke uruar ditëlindjen, u ke bërë dhurata, lodra, këtu humanizmi ka vdekur!

 

Po ç’ishte ajo fletore në kasafortën e Hysniut?

U fol shumë për një fletore personale të kohës së luftës ku Mehmeti kishte hedhur disa shënime te tij me mendimin: ”Si do të bëhej Shqipëria pas luftës?” . Këto shënime pas vdekjes së tij nga ndonjë politikan i asaj kohe u komentuan se kishin”përmbajtje jo të mirë”.. ”përshkruheshin nga fryma socialdemokrate…” sidomos kjo e fundit pas vrasjes u komentua si nje e metë shumë e rëndësishme politike e Mehmet Shehut. Ajo fletore u përdor si dëshmi sikur Mehmeti kishte qenë armik qysh në kohën e luftës e ndoshta dhe më përpara. Jo, kjo nuk ishte aspak e vërtetë. Ato shënime dhe pikëpamje të Mehmetit i përkasin vitit 1942.

E vërteta e padiskutueshme dhe e provuar tashmë karcipërisht është se Mehmeti ishte përkrahësi më i vendosur i Enver Hoxhës dhe thënë troç, krahu i djathtë i tij jo vetëm në qeverisjen e vëndit por edhe në parti, tregoi vendosmëri, guxim dhe qartësi politike në mbrojtje të pushtetit dhe të lirisë dhe Pavarsisë së vendit. Është njësoj sikur sot t’i dënosh për tradhti socialistët e demokratët, pasi nuk i qëndruan besnikë komunizmit.

 

A ishte  Mehmeti mendimtar dhe strateg i madh ushtarak?

Përgjigja e Maliq Sadushit për këtë ishte:

Vlerësimin si ushtarak atij ia bëri lufta në Spanjë, Lufta Nacionalçlirimtare, përballimi i provokacioneve të Greqisë në gusht 1949, lufta për eliminimin e bandave si ministër i brendshëm. Atij i janë kënduar këngë qysh gjatë luftës dhe për të si ushtarak i zoti janë shprehur edhe udhëheqës botërorë.

Aftësitë e Mehmet Shehut njiheshin mirë nga Shtabi i Përgjithshëm dhe nga Enver Hoxha. Në çdo rast Mehmet Shehu qe vlerësuar dhe cilësuar, komandant nga më të shquarit, kishte një nam të madh në popull, thuhej se ishte komandant që s’e zinte plumbi, që sulmonte e fitonte kudo e kurdoherë.

Mehmetit iu besua detyra për çlirimin e Tiranës dhe këtë mision ai kreu në mënyrë të shkëlqyer. Mehmet Shehu është autori i “Tezave të Këshillit të Mbrojtjes” një material prej 50 faqesh, më 1967 dhe mbi bazën e këtyre u hartua “Arti Ushtarak mbi Luftën Popullore”. Por pas dënimit të tij më 1981 kjo broshurë, si tërë veprat e Mehmet Shehut u zhdukën barbarisht me vendim Partie!

Kur mori detyren e Ministrit të Brëndshëm linte të befasuar specialistët më të mirë për problemet e zbulimit, kundërzbulimit, radiozbulimit, spiunazhit politik, teknologjik e diplomatik. Kur u bë Kryeministër çmohej si specialist i kompletuar në fushën e bujqësisë, teknikës bujqësore, por kryesisht pasioni i tij ishte ai ushtarak, ndonëse ishte një ekonomist i talentuar…

Por le t’i kthehemi edhe njeherë aftësive ushtarake të Mehmetit.

 

Poliagjent apo komunist fanatik?

Kur binte fjala se cili ishte Mehmet Shehu, një poliagjent, sikurse u quajt pas vdekjes, apo një komunist dhe atdhetar i flaktë, Maliq Sadushi thoshte pa hezitim: Ai ishte një komunist shumë i devotshëm dhe atdhetar nga më të flaktët.

Mehmet Shehu, si ushtarak e analist i situatave nderkombetare, kishte të drejtë kur thoshte, se për Shqipërinë rreziku më i madh është Lindja. Ai, ndoshta qe shumë i sigurt se NATO-ja, nuk mund ta sulmonte Shqipërinë përpara ariut Rus, sepse konflikti do të ishte i rëndë dhe do të shkaktonte luftë në kuadrin ballkanik  e më gjërë. Ndryshimet mund të ndodhnin në Shqipëri vetëm në qoftë se tradhtonte udheheqja thoshte Mehmet Shehu . Kete teze te tij po perpiqem ta ilustroj me nje fjalim te tij mbajtur në vitin 1977 në një miting të madh ushtarakësh në fushën e Rrushkullit në Durrës.

Në përfundim të një manovre të madhe ushtarake në zonën e Durrësit, ku morën pjesë 60.000 trupa, të gjithë pjesëmarrësit u mblodhën (sipas urdhrit të ministrit) se ai vetë do t’u fliste trupave. Në atë takim ishin të pranishëm edhe Hysni Kapo, Ramiz Alia e plot anëtarë të KQ të PPSH dhe të qeverisë.

Në fjalën e tij Mehmet Shehu, pasi sqaroi shumë probleme të politikës së jashtme të Shqipërisë, foli edhe për rreziqet reale të një ndërhyrjeje të mundeshme në raste konfliktesh midis të mëdhenjve, e plot shkaqe të tjera. “Vetëm Shqipëria, -tha ai nuk ndryshon, nuk tradhton idealet e socializmit”. Dhe më tej vijoi me detyrat që i çeleshin ushtrisë në të ardhmen si forca ushtarake më garante për mbrojtjen e pushtetit dhe të Atdheut. Ne atë çast shpërthyen brohoritje të fuqishme të rreth 60.000 trupave “Ushtria garancia, ushtria garancia!”. Mehmet Shehu ndërhyn dhe iu drejtohet të pranishmëve: “Jo, ushtria garancia, por Partia Garancia , sepse ajo është udhëheqesja e ushtrisë dhe e tërë vendit, ushtria zbaton direktivat e partisë për mbrojtjen e vendit….” Me gjithë këtë ndërhyrje të tij, që donte t’u thoshte ushtarëve që kish përballë se ne kemi garanci të sigurtë udhëheqjen e drejtë të PPSH, megjithëse thelbi i fjalimit të tij për ruajtjen e pavarësisë për kohën, shprehja Partia-garancia , ishte e drejtë se ishte e vetmja force politike që udhehiqte vendin, po të gjykoje ndryshe ishe armik.

Mehmeti ishte komunist shumë fanatik, shumë i vendosur dhe këtë e tregonte në veprimtarinë e tij politike , shtetërore dhe ushtarake .

Duke tjerrë mendimet e tij dhe qëndrimet e vendosura politike kundër udhëheqjes Sovjetike dhe duke folur për tradhtine e tyre, Mehmet Shehu ka thënë në atë fjalim të vitit 1977:

“Shikoni shokë, ajo që ndodhi në BS me tradhtinë e hrushovianëve, mund të ndodhë kudo, ne duhet të jemi vigjilentë dhe të gatshëm për çdo situatë kritike dhe të keni parasysh se tradhtia vjen gjithnjë nga lart e jo nga poshtë, pra, rreziku i vendit, i restaurimit kapitalist është real, ndaj ndaj s’duhet t’u zërë gjumi. Në rast se do të konstatoni që ju ka tradhtuar udhëheqja, atëhere rrëmbeni armët dhe sulmoni Komitetin Qendror” (Ky fjalim u botua pa asnjë ndryshim në shtyp)!

Mehmet Shehu ishte shumë i vendosur në rrugën e tij. Kur po dorëzonte detyrën e Ministrit të Mbrojtjes në janar 1980, midis shumë porosive na tha:

Dëgjoni mirë! Ballistët do të përpiqen që t’ju marrin pushtetin, jo sot, por kur të mos jemi më ne të vjetërit…”. Të gjithë sa ishim në zyrë i thamë: “Jo shoku Mehmet, në vendin tonë nuk ka ballistë… pastaj, po ne çdo bëjmë…? Ai vijoi: “Ballistët i keni këtu brënda, janë të gjallë, kanë rrënjë dhe degë, kanë edhe përkrahje të madhe nga jashtë.”

Shumë vonë aty nga 1991 e në vazhdim, kam thënë që Mehmet Shehu ka pasur të drejtë për ato që na tha 2 vjet para vdekjes….

(Vijon)

 

Share This Article
29 Comments
  • Shoku Mehmet ka qene kobure ne dore te Shokut Enver. Shoku Mehmet ka qene kriminel e vrases – kushedi sa nacionaliste e te pafajshem ka vrare me doren e vet.

    Ka qene apo nuk ka qene shoku Mehmet poli-agjent, nuk ka shume rendesi – ai ka qene agjent edhe si shume ish “bashke-luftetare” te shokut Enver, qe ky i fundit i dergoi ne litar.

    I rethuar nga agjente dhe poli-agjente, shoku Enver ka qene vete krye-agjenti!

    • Ky Osmeni po e thote hapur gjoja me gojen e Maliq Sadushit se Mehmet Shehu paska thene ne 1977-ten,qe,

      “Në rast se do të konstatoni që ju ka tradhtuar udhëheqja, atëhere rrëmbeni armët dhe sulmoni Komitetin Qendror”!
      Cfare do te thote kjo THIRRJE e tij?
      Kush do ishte ai ose ata qe do te kishin fakte dhe argumente te sakta qe UDHEHEQJA PASKA TRADHETUAR?
      Kush do ishte organi qe do vendoste se duhej SULMUAR UDHEHEQJA??
      Ne se ne kete UDHEHEQJE nuk do ishte vete Mehmet Shehu,atehere i bie qe Mehmeti u ben thirrje hapur ushtrise qe me nje URDHER te ti8j ata duhet ta SULMONIN KQ te PPSH-se,pra ENVER HOXHEN!
      Me hapur se kaq nuk mund te thuhen gjerat!
      Pra e gjithe zallamahia e ketij kalemxhiu idiot E.Osmenaj del nje BLLOF i madh,qe pohon se M.Shehu pergatitej ne fshehtesi qe te asgjesonte Enver Hoxhen!
      Ne se zyrtarisht M.Shehu ka qene apo nuk ka qene agjent i CIA-s, edhe kete e vertetojne direkt dhe indirekt te gjitha keto shkrime qe botohen ne mbrojtje te M.Shehut,gjoja si komunist dhe bashkepuntor besnik i Enver Hoxhes,per deri sa Enver Hoxha trajtohet si DIKTATOR KANIBAL,ndersa M.Shehu si BURRE I MADH SHTETI!
      Me hapur se kaq nuk mund te pranohet se M.Shehu ka qene AGJENT I TE HUAJVE!
      Cfare interesash i shtyjne keta kalemxhinjte qe boto0jne pa pushim shkrime ne mbrojtje vte tij,kur vetem nga dalja e fotograsfise se Enver Hoxhes TMERROHEN TE GJITHE KELYSHET E FASHIZMIT?

      • Pse e kaluan shum lehte trazicionin polonia,cekia,sllovakia hungaria e te tjere sepse krishterimi ndryshon nga orjentalizmi qe na sollen envere te tjere si sali berishen me komuniste te tjere orjentale prandaj sbehemi ne si vendet e tjera ish komuniste,qe natyrisht ka probleme por jo si batakcinjte tane ish komuniste te kthyer ne demokrate tashme!
        Luftohet kush te vjedhe e kush te rembeje me shum ky esht sistemi qe solli sali berisha nje malok qe ne vent te jastikut vinte nje gur ne koke!

  • Ky mehmet trimi ka qen nje kriminel nga me te rezikshmit duke filluar nga eleminim i koçi xoxes per tu ber minister i brendshem e me von kryeminister dhe nje muhexhajdin ekstremist islamo komunist ralle vinte ne korce se kish frike nga te shkolluarit qe se hanin sapunin per djathe kur flitej per koci xoxen e kriminel te tille si mehmet shehu e enver hoxha!
    Kur filloj qe i biri te ndjente shijen e liris e modernitetit te krishtrimit,enveri ja beri gropen?
    Ky ish mehmet shehu qe te kish ndjekur pakezimin qe i beri kisha ortodokse xhec do te kish ngelur per te?

    • Po mire more E.Osmenaj,meqenese M.Shehu paska qene besnik i Enver Hoxhes,atehere i bie qe edhe ai paska qene po aq DIKTATOR sa Enveri,bile me shume!
      Sepse ishte M.Shehu zbatuesi i te gjitha vendimeve te PPSH-se dhe urdherave te Enverit,pra ai merrte pjese edhe ne marrjen e vendimeve,per me teper kryente edhe zbatimin e tyre ashtu sic dinte M.Shehu!
      Ne se Enver Hoxha per 26 vjet akuzohet dhe mallkohet sa here te vije rasti,bile edhe kur del fotografia e tij,si DIKTATOR,KRI(MINEL,PRO JUGOSLLAV etj,etj,atehere i bie qe edhe M.Shehu ka qene i tille!
      Ne se pranohet kjo llogjike,si mund te ndahen te dy keta lidere,njeri KRIMINEL dhe TJETRI HERO???
      Pastaj,cfare interesash luajne ketu,qe per 26 vjet M.Shehu lavderohet dhe kelyshet e atyre qe bashkepunuan me pushtuesit heshtin dhe nuk uluri9jne per LAVDET qe i behen ketij??
      Pse shtrohet vazhdimisht VET^VRASJA e ti9j,kur sistemit te sotem politik nuk i intereson se a u vra apo u vetvra Mehmeti?
      Shpesh aludohet se ate e vrau Enveri,tani na del Kadri Hazbie dhe Ramiz Alia etj!
      A i duhen gje popullit te gjitha keto maskarada per M.Shehun,kur shqiptaret jane bere VIKTIMA TE KRIMINELEVE TE SOTEM KAPITALISTE?
      Pse nuk mburren me SUKSESET e tyre keta birbo,por mburren se kane bere DJEM me KOQET E KOMSHIUT???
      Pse nuk beni nje ANALIZE SHKENCORE se cfare i ka sjelle KAPITALIZMI SHQIPTAREVE keto 26 vjet me shume se sa u dha SOCIALIZMI duke u ballafaquar me fakte te gjitha?
      Pse nuk beni nje REFERENDUM POPULLOR per vleresimin e Enver Hoxhes,qe ta merrni vesh se si gjykon populli per ate!+

  • I lutem gazetes dita te publikoj fotografit e mehmetit ne kishen ortodokse ne rastin e pakezimit te tij!
    Besoj qe fotografia e publikuar kohe me pare esht ne arshiven tuaj!

  • a ISHTE agjent Mehmeti ?
    Po Enveri agjent i kujt Ishte ?
    Agjent qe ndertuan Hidrocentrale ? Termocentrale ?
    Universitete ?
    Agjent qe Punsuan popullin ne SHTEPITE E Tyre ?
    Agjente qe Zhvilluan Shqiperine ,
    Nga Feudalizmi ne nje Shqiperi Moderne
    nga ana INTELEKTUALE ?
    Shqiptaret sot nuk jane ARGATET E EUROPES ?
    Sot NE jemi RipleBeizzati nga Imperi Finanziar , Ku vetem 0,2% e popullsise Kupton ,
    te tjeret jane Dele ……., Ku Gjyshrit e gjyshet
    kuptojne me shume per kete Sistemin e sotem .
    Sot ka fituar DOMINIMI GLOBAL I KAPITALIT ,
    E ju merreni se a ishte Agjent mehmeti apo jo ?

    ç’FARE europe shohim Sot ?

    Nje kontinet te shkateruar , Nga Nomenklatura
    JO E ZGJEDHUR ,
    Ku shikojme Gjermanin , me bankat e saj
    me te KUQE 6.8 MILIARD , E KU Infastruktura ka 2o vjete qe ka ndaluar .

    Shikojme Italine e Asfiksuar ,
    Francen e Job- Act , ne nje revolte Deshperimit Popullor , Ku milona persona drejtohen tek e Djathta Naziste , Sepse asnje nuk u flet
    per IDENTITETIN KOMBETAR , e ku asnje nuk i degjon.
    Shikojme Cameronin Anglez ,
    Ku i armatosur me topin e BREXITIT , Prezantohet perpara Europes duke thene :
    O me jepni 10 KONCESIONE o ne do te Ikim ……Ku ky Debil kthehet ne shtepi me 4 koncesione e jo me 10 qe kerkoje …..

    Shikojme Merkelin e Schauble qe Kercenojne ,
    duke thene :
    ”’ Po dolet nga Europa , do t’ju shqyejme Bythet ”’,
    Por englezet jane kokforte , sa me shume i kercenojne , aq me shume I THONE
    Merkelit ”’ Shko beni Shuren ”,
    Ku Gazeta ” Die Schpigel ” e ka kuptuar
    e ne Faqe te pare Shraibe
    ” Ju lutemi Miq Anglez Mos u largoni ”’
    Anglia ka nje treg me 3 miliard e 200 milion persona ,
    Kurse europa nje Treg te ” stresuar ” me me pak se 500 milion.
    Anglia me Brexitin e saj Godet Vampirin Neufeudal UE ,
    e NE DERI ME 23 do te therasim ::
    GOD SAVE THE BRITISH !

    • Or ballist koqja ;;;; POR KAQ TRU SKA MORE …QE TA KUPTOSH QE ENVER PEDERASI NA LA VENDIN ME TE VARFER NE EUROPE MORE COBAN … .. ENVERI JETONTE SI PASHA DHE NE ME BUKE ME KOS … DHE NJE STEK E BLESHE ME COPA TULLONASH … KU I KE PARE NE EUROPE TE HASH NJE STEK NE JAVE ….KU I PE MORE COBAN DEBILE …. BERI 5 SHKOLLA 2 UZINA DHE 2 KOMBINATE ..PER 3 MILION BANORE …. ..TE RRONI VETE SE CITRONI JU PASKA LENE …TETE DE BITE .. UH SE HARROVA MEHMETI POLIAGENT ….. AH AH AH ANCORE NJE RRENE E ENVER SOCIOPATIT … ENVERI SA HEE DONTE TE HIQTE QAFE NDONJE …. E SAJONTE NDONJE HISTORIE …. NA MERRTE PER LOPE TYCI NGA GJIROKASTRA ….

  • Doli e drejta ne shesh.U provua qe Shoku Mehmet ka qene komunist marxist-leninist,besnik deri ne vdekje i shokut Enver.Rrofte marxizem -leninizmi

  • Di qe fiqereten e helmoi ramizi para se te hapeshin burgjetvmga organizmat nderkombetare.
    Ramizi shkaterroi shehet

  • Flasin te vdekurit
    Per te vdekurit
    E verteta ri mbyllur
    Ne kuti prej hekuri
    Kur ajo te dale
    Asnje nga ne
    Nuk do te jete
    Gjalle
    Hani o njerez
    Hani
    Si tere jeten
    Tuaj
    Nje luge corbe
    Nga kazani.

  • MEHMET SHEHU ISHTE NJE KRIMINEL VRASTAR DHE FSHATAR DRU ME PRE NGA MALLAKASTRA

    Kujt i plas sot se agjenti i kujt ka qene Mehmet Fshatari kur ai mbushi lumenj me gjak njeriu te pafajshem ne vendin tone me krimet monstruoze kunder njerezimit me urdher nga MONSTRA gjakatare Enver Hoxha duke u bere nje vegel e bindur ne duart e ketij pederasti pa moral qe masakroi dhe vrau jo vetem kundershtaret e tij politike, por edhe te gjithe shoket e tij?

    Kujt i plas sot qe Mehmet Fshatari nga Mallakastra paska qene nje komunist fanatik kur ekonomia e drejtuar prej tij kishte kapur te tatepjeten dhe tufezimet, tollonet dhe bunkeret i kishin bere shqyptaret si hije nate dhe kafshe pylli qe mendonin vetem si te mbijetonin duke spiunuar njeri tjetrin ne xhunglen socialiste te Enverit dhe Nexhmijes dhe Mehmeti ishte ekzekutuesi kryesor i vendimeve satanike te tyre per ta mbajtur Vatanin si nje CIFLIG personal te familjes Hoxha?

    Kush mund t’i lexoje sot keto shkrime idiotesh te spiuneve te Sigurimit te Shtetit qe nuk guxojne akoma t’i thone Enverit: “Ti ishte nje KULCEDER, MONSTER, qe e perdore pushtetin vetem per familjen tende dhe falimentove ekonomine dhe renove shtetin si kurre me pare ne histori. Ti o pederasti pa shkolle Enver Hoxha je fajtori kryesor qe Shqypnia sot po vuan kaqe shume, sepse ti krijove Sali Berishen dhe klasen politike qe le pas per ta mbajtur Vatanin peng te familjes tende lakmitare. Ti o Enver Gjakatari je ai qe vrave me pabesi jo vetem Mehmetin, por edhe te gjithe shoket e tu qe nga Qemal Stafa, por qe likuidove intelektualet properendimore shqyptare qe e donin Vatanin Demokratik dhe Antikomunist, sepse ne nje sistem te tille perendimore pushteti yt i pakufizuar mbi shqyptaret do te ishte i pamundur. Prandaj ti o injoranti pa shkolle dhe megaloman egoist Enver Hoxha zgjodhe rrugen e izolimit te Shqypnise nga Bota me pasoja fatale per vendin dhe qe do t’i paguajne per shume breza shqyptaret nder vite.

    TI O ENVER HOXHA JE FAQJA E ZEZE E SHQYPNISE NE HISTORINE KOMBETARE, NJESOJ SI HITLERI NE HISTORINE E GJERMANISE DHE MEHMET SHEHU KA QENE VEGLA JOTE BESNIKE DERISA VENDOSE TA LIKUDOJE NGA FRIKA E HUMBJES SE PUSHTETIT.

    Zoti te denofte perjete ne ferr o Enver Hoxha per masakrimin qe i bere Shqypnise!

    • Intellektualit :

      Qenke pa qejf Zotrote ,
      Me sa duket qenke Ftohur ne Tajare o Mavri !

      Sot Ky sistemi Yt demokratik ,
      jo vetem te Le ne rruge pa buk ,
      por Ka shkateruar edhe Familjen .

      Familje do te thote Komunitet ,
      Ku Asnje tregtar nuk mund te penetroje .

      Per kete Kapitalistet , kerkojne te shkaterojne familjet , dhe nuk Toleron Komunitetin ,
      duke kerkuar te shohe nga te gjitha anet
      VETEM ATOME KONSUMUESE .

      SOT jemi sklleverit e Sistemit ,
      Sistem qe bene interesat e Privatit , e Konsumizmit , E ku asnje nuk eshte i lumtur
      e i LIRE .
      Sepse Leku o NASTRADIN eshte e vetmja arsye per te jetuar e te vazhdosh te besh perpara .
      Pa LEKA sot nje person Konsinderohet i Vdekur .
      Ku ndjenja e Dashuria nuk Egzistojne
      Ajo qe ka ngelur eshte VETMIA , KU ç’do kush kerkon te Administroje kete Sklaverim te SISTEMIT .

      ENVERI eshte i shenjte
      e i tille do te mbetet ,
      Zoti enverin e vendosi ne Parajsen e zemrave te Proletariatit .

      • VETEM NJE KRIMINEL QE I KA DUART TE PERLYERA ME GJAK NJERIU MUND TA COJE ENVERIN NE PARAJSE

        Kur Enverin qe mbushi lumenj me gjak njeriu Zoti e ka cuar ne Parajse, atehere ku jane viktimat e tij qe i vrau me nje pabesi te papare?

        prandaj:

        Ne tajare je ftohur ti dhe jo intelektuali apo nastradini, sepse ke dale nga tema ne DITA qe eshte:

        A ISHTE MEHMET SHEHU POLIAGJENT SIC E SHPALLI ENVER HOXHA PAS LIKUIDIMIT TE TIJ FIZIK?

        Ky spiuni i Sigurimit ne DITA nuk pranon qe Mehmet Shehu te kete qene poliagjent, por pranon qe ka qene nje komunist fanatik dhe besnik i Enverit deri ne fund te jetes se tij dhe se fajtori kryesor eshte JAGUA Ramiz Alia, por nuk i pergjigjet pyetjes:

        PSE ENVERI MARTOI DJALIN E TIJ ME MBESEN E RAMIZIT DHE PSE NUK E ZBULOI PER 50 VJET ME RADHE JAGON SHQYPTAR RAMIZ ALIA?

        Krimet e Mehmetit edhe gjate luftes edhe pas saj nuk kane te numeruara, mjafton te permendim masakrimin e fshatrave te veriut pas vrasjes se Bardhok Bibes dhe kontributin e tij ne likuidimin e intelektualeve properendimore me sajime bolshevike, me urdher direkt nga MONSTRA Enver Hoxha, por po te mos harrojme se ishte Mehmeti ai qe ndihmoi Enverin ne likuidimin e gjeneraleve komuniste qe nga Beqir Balluku, Petrit Dume e deri tek Sadik Bekteshi me nje mizori te papare per shoket e vet te Luftes dhe kur Enveri e kuptoi se i kishte ardhur fundi e likuidoi edhe ate vete me Sulo Gradecin dhe vuri Kadri Hazbiun ta diskretitonte dhe me ne fund e vrau edhe Kadri Hazbiun me tortura ashtu sic kishte vrare kunatin e tij Bahri Omari ne 1946 dhe ti thua se Zoti kete perbindesh e ka derguar ne Parajse. Po e ke harruar moj mavri fanatike Shqypnine e viteve 80-90 ashtu sic e kishte bere dhe projektuar me doren e vet Enver Hoxha?

        Kapitalizmi shqyptar qe permend ti eshte veper e Partise se Punes per ta mbajtur Vatanin si nje CIFLIG te mafies se kuqe me pushtet dhe nuk ka asgje te perbashket me Kapitalizmin Demokratik dhe Antikomunist ku duan te emigrojne shqyptaret, sot me kaq deshire. A nuk e ke pare si dekorohen kriminelet e Enverit me medalje trimerie nga pushteti sot? A nuk e ke pare si kukumjacka e kuqe Rudina Xhunga interviston pa fund kriminelen Nexhmije Hoxha? A nuk ke pare si deputete dhe minisra te qeverise shkojne dhe bejne homazhe me fotografine e Enverit ne dore sot kur Shqypnia po kerkon te behet pjese e BE-se si ne asnje vend tjeter ish komunist te Evropes Lindore? Po Sali Berisha eshte pjella e Partise se Punes dhe veper origjinale e Enverit moj mavri fanatike.

        prandaj:

        SHQYPNIA KA MBETUR NE VEND NUMERO QE NGA KOHA E QEPES E ENVERIT KUR KJO MONSTER MBOLLI MURTAJEN BOLSHEVIKE NE TROJET TONA.

  • Kush është ky , Eqeremi Osmënaj ?!
    Një kursant i Shkollës Bashkuar i viteve 60-të merr përsipër të sqarojë shqipëtarët se kush është Mehmet Shehu , sipas mendjes së Maliq Sadushit !
    Po Maliq Sadushi kush është ?
    Maliqi është një oficer si mijëra oficerë të ushtrisë që patëm .
    Ata që merrnin detyra të mëdha ishin njerëz me intelegjencë të kufizuar . Maliqi arriti deri Zv.ministër. Nuk I plotësonte kushtet për anëtar I Byrosë Politike .
    O Eqerem !
    Ti kujton se ke qenë I madh dhe shqipëtarët do të dëgjojnë me gojë hapur ?!
    Fajin e ka gazeta Dita !
    Në fshatin tim unë kam patur nja 200 – 300 partizanë dhe nga kéta mbi 50-të kanë qënë më trima se Mehmet Shehu .Mehmeti u suall harbuçe me këta heronj , bashkë me Enverin e Hysniun ,se s’ua kishin më nevojën .
    Enveri , Mehmeti e Hysniu duhen përjashtuar nga Partia pas vdekjes . Ata llafet I kishin komuniste e veprat , fashiste !
    O drejtor I zbulimit !
    Qëndro , dreqi e mori , në lartësinë e detyrës që kishe . Saliu , Nano , Meta dhe gjithë rrugaçëria e këtij çerek shekulli janë produkt i politikës aventuriste të antikomunistëve Enver , Mehmet etj. Mos dëgjo vetëm Maliqin , dëgjomë dhe mua anonimin ! Hë të keqen vëllai !

  • Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu ,ka qene dyshja me e fuqishme patriotike qe ka pasur ndonjihere kombi shqiptar !
    Kokat ,ja u hengri [zonja e zeze] , e cila kishte kryeUDBashin Ram,qe la pas per shkaterrimin total te vendit Nevojtoren SALI HALEJA !

  • Nese do te dilte edhe nje njeri I vetem te rrekej per te bindur dynjane se Mehmet Shehu ishte poliagjent,,,,,do te doja qe burrat e shtetit te shqiptareve te ishin po aq poliagjente sa ai,sepse jam krejt e bindur qe punet e Shqiperise do te ishin ku e ku me mire se ferri I pas-nentedhjetes.
    Edhe 35 vjet pas ikjes nga skena te Mehmetit,nuk po ia dalin dot ,nje makine e tere shakrrashkruesish,te felliqin emrin dhe vepren qe i la shtetit te shqiptareve ky BURRE fatkeqesisht i paperseritshem.
    Historia e ka vulosur shqiptarizmen e ndritur dhe te paperlyeshme te Mehmet Shehut,,,kalimi I kohes vetem do ta perforcoje kete fakt.

  • Liri Gega s’kish si ta mbante veten sekretare politike për Vlorën sepse qe shumë më e madhe , atje ku shkonte ishte e deleguara e KQ , kishte kartabiankë të vriste e të priste né emër të K Q dhe e ka bërë këtë shumë herë . Mehmeti dhe Disa të tjerë , për qime kanë shpëtuar prej saj , ndërsa Hysniu buzagaz qëndronte gatitu para saj si ushtari para gjeneralit .
    Eqeremi nuk respekton veten kur del e flet broçkulla në emër të Maliqit që s’jeton .
    Oficeri duhet të jetë njeri seroz kur del në publik e jo të flasë si e jëma e Zeqos majë thanës !

  • C,me derdelisni kot , me thenien :po konstatoni se kane tradhetuar nga lart rrembeni armet drejt komitetit qendror: del qarte se ai ishte poliagjent d.m.th.kur und tju bej thirje qe ekonomia ariti ne zero dhe fshatari ska qumesht,nga tufezimi qe ishte projekti i tij si “ekonomist i zoti qe ishte” poulli ose me mire ballistet me rrenjet dhe deget sic ai ishte shprehur te ngriheshin e te rrezonin Enverin dhe te vendosej Mehmeti ose poliagjenti , pra te vihej ajo qe e jetojme :sistemi kapitalist , i padrejtesise , ku prostitutat kurvat behen heroina , ku maskarai , krimineli behet , deputet ku babai ben femij me vajzen e vet etj. etj.Bravo artikullshkruesi qe i ngre monument ENVERIT !

  • Kam respekt per ju zoti Osmenaj.
    Kam bere zborin ne qytetin e Vlores nen komanden tuaj.
    Nuk kam vecse kujtime te mira per ju. Tolerant ,i dashur me studentet ,shume komunikus. Prania juaj nuk na bente te ngurte, perkundrazi , ndiheshim me te cliruar ,me te vleresuar.
    Nuk ndaj te njejtat bindje( ne te vertete te mijat jane te kunderta) per epoken e Hoxhes.
    Thjesht nje gje me konkrete: si eshte e mundur nje burre i zgjuar dhe pa paragjykime( ashtu ju njoh qe kur isha student) , te mendoje se dikush tjeter mund te hartonte dhe urdheronte “fatin ” e Shehut” vec Hoxhes?!
    Per shume shqiptare fati i Shehut u vendos qekur njerezit filluan te bertisnin” Enver , Mehmet”.
    ” ZEUSI”” nuk mund t’a ndante xot lavdine me te tjret.
    Si eshte e mundur AI te ikte nga kjo bote duke lene pas nje person me ndjenja ambigue per perendimin ,sic ishte Mehmeti?!
    Sa per te tjerat…qe Mehmeti nuk ishte ” tradhetar” kete se ve ne dyshim.
    Por qe ish nje njeri qe kish kryer shume krime(disa edhe me gjakftohtesi) kjo nuk mund te shtrohet si ceshtje.
    Qe e veja e Hoxhes do t a kish te pamundur komanden me Mehmetin gjalle ,kjo eshte e kuptushme..nese eshte e kuptueshme per mua…per Hoxhen qe kish lindur me intuite mafiozi…patjeter qe ishte bindje.
    Pranoj qe Shehu ishte administrator i zoti(per kohen) dhe se nen te fati i shqiptareve do te ishte me pak dramatik ..me mire te them patetik dramatik…

  • lufta per pushtet nuk njeh kufij. Mehmeti vrau veten dhe mençuria e E.Hoxhes do ishte ti bente nje varrim madheshtor e ketu mbyllej historia. Denimi i familjareve te Mehmetit qe maskarallek dhe nqs E.Hoxha nga fundi qe pje4rdhur nga mendja, atehere fajin e ka pasur Nexhmia qe me gjakftohtesi çoi ne gijotine gruan dhe femijet e Mehmetit. E kam thene dhe njehere, ne ato nivele, kryeminister apo president nuk flitet dot per agjent e poliagjent, udhehiqeshe nga konjukturat nderkombetare dhe ne varesi te situatave qe krijoheshin. Si rrjedhim, edhe “Tabloja sinoptike” e E.Hoxhes,e shkruar me kater duar qe ta lexonte Enveri qe nje maskarallek me i madh, per ti hedhur hi syve te popullit. Nuk merr dot nje periudhe 40 vjeçare ne analize dhe nxjerr konkluzione se edhe veprimet ne kohen partizane i paskesh bere kunder interesave kombetare, sepse edhe me minimumin e pergatitjes diplomatike nje shtetar nuk e ka haberin e punes nese nuk operon ne kontekstin e situatave qe krijohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *