Euro 2016: UEFA hap një procedurë disiplinore ndaj Rusisë

Elton Tafaruci

UEFA, instanca e futbollit qe organizon Euro-2016, ka hapur te dielen nje procedure disiplinore ndaj federates ruse pas incidenteve te shkaktuara nga tifozet e tyre ne stadiumin Vélodrome te Marsejes ne perfundim te ndeshjes me Angline (1-1) te shtunen ne mbremje.

Aktet anti-sportive ne tribuna, apo thirrjet raciste te tifozeve ruse detyruan UEFA qe te veproje menjehere, nderkohe qe instanca disiplinore e UEFA-s do te shyrtoje çeshtjen me 14 qershor.
UEFA “denoi” te shtunen “aktet e dhunes” ne stadiumin e Marsejes, qe u shkaktuan “nga njerez qe nuk kane te bejne me boten e futbollit”.

Ne Euro-t e kaluara, UEFA ka sanksionuar Angline (viti 2000) dhe Rusine (viti 2012) pas dhunes se ushtruar nga tifozet e tyre.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *