Ministria e Punëve të Jashtme ka mbrojtur tifozët shqiptarë pas denoncimit të Athinës zyrtare në lidhje me banerin që u shfaq gjatë ndeshjes Shqipëri-Zvicër për çështjen çame.
Sipas zëdhënësit të këtij dikasteri, Glevin Dervishi, çështja çame është thelbësore në marrëdhëniet dypalëshe dhe për të drejtat e njeriut dhe duhet të trajtohet me realizëm nga të dyja vendet. MPJ nënvizon gjithashtu se, sjellja e tifozëve shqiptarë në ndeshjen Shqipëri-Zvicër u vlerësua nga mediat ndërkombëtare.
“Shpreh keqardhjen që në vend të fokusit në fushën e blertë dhe magjinë e futbollit, ata janë fokusuar në detin e tifozëve kuq e zi dje në stadium, sjellja e të cilëve është evidentuar si tepër korrekte dhe tepër e shkëlqyer dhe nga mediat franceze dhe ato ndërkombëtare. Ndërsa sa i takon deklaratave të Ministrisë së Jashtme të Greqisë për çështjen çame, më vjen keq të them por ne nuk ndajmë shqetësimin e tyre irracional nga fjala Çamëri. Çështja çame është një çështje thelbësore e raporteve dypalëshe dhe thelbësore për të drejtat e njeriut, madje trajtimi i saj me realizëm dhe diskutimi i thellë për të do të ishte dëshmi maturie e marrëdhënieve tona dhe e respektit të ndërsjellët”.
Athina zyrtare është ankuar në UEFA, duke kërkuar që të dënohen ata që e organizuan dhe shpalosën banerin, megjithëse mediat greke nuk e mohuan që ishte në sektorin e tifozëve zviceranë. Ministria e Jashtme greke ka kërkuar që autoritetet shqiptare të distancohen nga përmbajtja e saj dhe ta dënojnë këtë veprim që sipas Athinës dëmton imazhin e marrëdhënieve dypalëshe.

Cfare ka ndodhur ne ministrine e jashtme???Dy fjale per Camerine nuk i tha ministri ne takimin me homologun homogjen Koqja!!!!I di Rama keto deklarata?Po Berisha perse nuk proteston me ane te ambasadorit te PD ne SHBA Gaxojanis?