Mërgim Mavraj befason me deklaratën për Lorik Canën

Dita

Mërgim Mavraj ka thënë se Kombëtarja shqiptare do të gjejë zgjidhjen e duhur për të zëvendësuar Lorik Canën

“Ai është kapiteni jonë dhe normalisht se do të jetë shumë e vështirë pa të, por ne jemi të bindur se do të gjejmë zgjidhjen e duhur për ta zëvendësuar atë, dhe se nuk do të vërehet mungesa e tij. Kemi një skuadër të madhe”, tha Mavraj.

“Nuk është me rëndësi a do të luajë Ajeti apo Kukeli ndaj Shqipërisë. Për mua nuk ka rëndësi cilin kam në krah, cilido që luan duhet të japim maksimumin”, shtoi Mavraj.

Lorik Cana, i cili u ndëshkua me karton të kuq ndaj Zvicrës, nuk do të luajë në ndeshjen e dytë ndaj Francës.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *