Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës KuqeZi, Prof. Myslim Pashaj, flet për gazetën “DITA”, një ditë pas vendimit të kësaj force politike për të dalë e vetme në zgjedhjet e 23 qershorit.
– Zoti Pashaj, vendimi i AK-së në çastet e fundit për të dalë si forcë më vete në zgjedhjet e 23 qershorit ka befasuar shumë njerëz, madje ka nga ata që ndihen të zhgënjyer. Si do t’u përgjigjeshit të zhgënjyerve në këtë rast?
– Të zhgënjyer jemi edhe ne. Pritshmëria jonë ishte që negociatat të përfundonin pozitivisht. Kjo gjë nuk u arrit dot. Pavarësisht spekulimeve të medha dhe emocioneve të shprehura ndonjëhere edhe zhurmshëm, situate në thelb është e thjeshtë: Nuk u arrit në një konsensus për marrëveshjen e bashkëpunimit. Më lejoni të ndaj me ju një mendim personaltimin. Që në momentin e parë kur PS lajmëroi koalicionin e saj me LSI, patericën kryesore të regjimit berishian në këto vite, mendimi i pare që më erdhi ishte se mundësia e bashkëpunimit në një front opozitar me frymë, moral dhe integritet sapo u komplikua tej mase. Jam i sigurt që ky “bashkim” i PS me LSI ka ndikuar në psikikën dhe emocionet e negociatave. Edhe ashtu nëndheshëm. Mes dilemave të medha të vetvetes sonë por edhe të anëtarësisë sonë, ne megjithatë hymë në negociata.
Pse duhet të vinit kushte në një koalicion që do bëjë pikërisht atë që shprehni: rrëzimin e Berishës?
Por bashkim pa kushte nuk mund të kërkohet apo jo? Ne kërkonim garanci për votën tonë antiregjim. Ne kemi një mision të madh në këto zgjedhje: Rrëzimin e regjimit më autokratik dhe më të korruptuar të Europës – regjimin
Berishës. Koalicioni opozitar e kishte ulur shumë stekën e moralit politik me lëvizjet e tij dhe prandaj në vendosëm të kërkonim garanci. Këto garanci janë parimore ( siç ishin 6 parimet e parashtruara publikisht si bazë për bashkëpunimin) por janë edhe praktike (siç ishte kërkesa normale për të pasur numërues në tavolinat e numërimit ku bëhet hataja e votave). Këto kërkesa nuk arritën të gjejnë hapësirë. Negociata nuk funksionoi dhe AK do të dalë e vetme. Me këtë palo Kod Zgjedhor të gatuar në mënyrën më të keqe të mundshme, kjo në fakt është zgjidhja më e vështirë për AK. Dalja vetëm në zgjedhje është Politikisht më e vështira, por Moralisht më e mira!
– Megjithatë në tratativat që u bënë gjatë javës së fundit për aleancën me PS-në, AK-ja dhe Spahiu i ndryshuan disa herë qëndrimet, duke shtuar vazhdimisht kërkesa të reja. Si I shpjegoni këto luhatje të udhëheqjes suaj?
– Parimisht, një negociatë është fleksibël dhe ndryshimin e kërkesave/kundërkërkesave e ka në thelb të vet fenomenit. Kjo për të thënë që, parimisht, ndryshimi i kërkesave gjatë negociatave nuk është “hata”, por është në fakt thelbi i procesit. Por duke ju kthyer drejtpërsëdrejti pyetjes suaj, më lejoni të them që ka pasur shumë spekulime për këtë proces, dezinformime, të qëllimshme dhe të paqëllimshme. Unë do t’ju lutesha t’i referoheni edhe njëherë asaj që është bërë publike zyrtarisht, 6 pikave tona parimore.
– Ju flisni me një besim të palëkundur për fitore në 23 qershor. Ku e bazoni këtë optimizëm, kur ligji zgjedhor nuk ju favorizon duke dalë si parti më vete?
– Është e vërtetë që situata e partive që dalin më vete është shumë e vështirë me këtë Kod. Praghyrja në Parlament më shumë se dyfishohet në çdo qark. Por ne kemi besim se fryma jonë e ndryshimit, morali i ndryshimit, shpirtii shqiptarizmës do të triumfojnë në këto zgjedhje. Ne e ndjejmë këtë në të gjitha takimet që organizojmë lagje me lagje a fshat me fshat. Ndihemi besimplotë!
-Meqë jemi te sistemi, votat tuaja me kete sistem favorizojnë Berishën. A nuk bie ndesh me deklaratat ekstreme të partisë suaj kundër Berishës, ky vendim aktual?
– Unë e kam të vështirë ta bëj këtë lidhje “kaq të shkurtër” logjike. Më lejoni të bëj një pyetje – Kush e mbajti Berishën në pushtet këto vite? Vota që u hodhën majtas dhe u shitën djathtas. Kush po e mban Berishën në pushtet sot pasi një pale “iku” nga Qeveria? Vota që u hodhën majtas dhe u shitën djathtas. Ku është garancia e këtyre votave? Ku është morali dhe besimi? Ne kemi propozuar një pakt publik antiregjim. Kemi propozuar një kontratë publike për parimet tona. Më thoni, si mund të gjykohet në menyre kaq të thjeshtuar. Më lejoni edhe një korrektim të vogël për pyetjen tuaj të mëparshme. Deklaratat e Aleancës Kuq e Zi nuk janë deklarata ekstreme. Unë them se janë deklarata realiste dhe plotesisht ligjore.
– Si do të ndiheshit ju, nëse ato vota që mund të merrni do të mbanin në këmbë pikërisht regjimin e Berishës pas 23 qershorit?
– Unë kam besim të plote se regjimi i Berishës i ka orët e numëruara. Kjo është e padiskutueshme. Nuk ka asnjë shans që ky regjim të qëndrojë më në këmbë. Dhe Aleanca Kuq e Zi do të jetë një kontributore kryesore në rrëzimin e këtij regjimi.
Kemi një fenomen “Milloshi” për shembull…
Përsa i përket fenomenit që ju përmendni, edhe këtu ka një ngërç logjik. Problemi nuk është se pse doli “Milloshi” dhe i mori ato vota, problemi është se pse ato vota nuk i more ti! Njerëzit duhet të kenë të gjithë të drejtën të kandidojnë dhe të votojnë kë të duan, jo vetëm atë që u imponohet me manovra imorale.
– Po personalisht si Myslim si do ndiheshit nëse votat tuaja jashtë bashkimit opozitar do bënin atë që ju e mohoni tani: të ndihmonin përcarjen e votës së majtë duke ndihmuar edhe njëherë tjetër një Berishë që ka qenë gjithmonë pakicë dhe ka qëndruar në pushtet nga këto histori?
Unë jam pjesë e Aleancës Kuq e Zi dhe ne funksionojmë si strukturë por meqë po më drejtoheni individualisht, personalisht po ju them se i jam futur kësaj kauze sepse kam një besim se politika shqiptare kishte nevojë për një frymë ndryshimi dhe morali tjetër. Se shqiptarët kishin dhe kanë nevojë të rikthejnë dinjitetin e tyre si qytetarë në mes të Europës.
– Në reagimin e tij ndaj vendimit të Spahiut, Kryetari i PS-së Edi Rama iu përmendte juve me emër, si edhe Pëllumb Xhufin, si një tallje që i është bërë idealizmit dhe përkushtimit tuaj. Si do t’i përgjigjeshit zotit Rama?
– E falënderoj për respektin e treguar. I them t’i mbajë sytë hapur ndaj atyre që ka afruar se nuk kanë histori shumë të “sukseshme” për të treguar. Gjithashtu i kërkoj që të përmbahet në deklaratat e lëshuara. Ne nuk jemi në garë me Koalicionin Opozitar. Jemi në betejë me të Keqen e madhe që ka mbërthyer këtë vend. Ky është misioni ynë. Të tjerat do t’i tregojë koha./Intervistoi: Xh.SHEHU

Gjeneral Myslym Pashaj,ky burre i matur dhe i patrembur duhej ti ishte ftuar me kohe ne PS.
Ne nderim te vepres se tij madhore ne sherbim te kombit, Partia Socialiste nuk duhet te vendosi kundra kandidat ne zonen ku ai garon si deputet.
Parlamenti shqiptar ka nevoj per mençurine e Zotit Pashaj
Myslym kisha respekt per ty. Por me duket se nuk e njeh sistemin elektoral dhe nuk i ke kthyer asnje pergjigje bindese pyetjes kryesore ne kete interviste qe po lexojme: Si do merrni vota jashte bashkimit opoitar dhe do luftokeni Berishen??!! Ia ke bere Spahiut kete pyetje??
Eshte e kote qe merreni me keta. Keta ben zgjedhjen e tyre. Harram e pacin mbeshtetjen e popullit te majte qe i besoi vertet se luftonin Berishen. Keto pallavrat e ketij profesorit jane fjale ne hava. Ate qe ndodh realisht me votat e ketyre e percakton qarte sistemi elektoral.
Thirrje te perditshme popullit ku ti sqarohet qe vota per keta mashtrues eshte vote per Saliun. Deri diten e fundit para zgjedhjeve. Te tjerat jane broskulla. ky Myslymi mbase dhe nuk e kupton fare kete histori xhanem, po Kreshniku e di mire se cfare po ben. Jazek!
Asnje llaf nuk t mora vesh o kolonel. Llafet i merr era, veprat jan te rendesishme. Dhe Berisha nuk iken me llafe. Vepren qe kishit n dore, nuk e bete. Tani llomotisni
C domethen “nuk ka bashkim pa kushte???”. ateher e paskeni me kushte medemek “strategjin” per rrezimin e Saliut? Dmth kur tju plotesoje Saliu “kushtet”, ju beheni me Saliun??? Ouuu, bukur profesor, bukur
duan LLOMKA NE POLITIKE
“…Fryma jonë e ndryshimit, morali i ndryshimit, shpirtii shqiptarizmës do të triumfojnë në këto zgjedhje…” 🙂 Jo o i dashur Myslim jo, nuk triumfojne keto, triumfon hesapi i votave. Zbrit me kembe ne toke. dhe zbrit me te tuat, jo me te Spahi trimit
Ja edhe pergjigja e prof.Myslym Pashajt. E di se kjo pergjigje e tij ka hidheruar shume sojseze e zuzare qe do te donin ta shihnin porfesorin e nderuar jashte Aleances Kuq e Zi. Pergjigja e z.Pashaj eshte kaq e qarte dhe e sinqerte sa nuk le vend per spekulime,sidomos per ato me te ligat qe ia jane bere e po i behen Aleances Kuq e Zi.
Edi Rama (ky i Ilir Metes ,jo ai i para 4 prillit sepse ai ka vdekur) , ne menyre shume te pabese,dinake,por edhe te lige,vecoi nga AK-ja dy figura shume te nderuara si P.Xhufin dhe M.Pashajn .Synimi, shume i qarte dhe i mbrapshte: te beje diversion krahinor! Gazeta qe ate dite permendi edhe emrin e L.Bashkurtit si te pakqenaqur ,por,Rames nuk i interesonte kjo,sepse, donte te miklonte ata qe i konsideron si te “mehalles” se tij!
Ja, prof.Pashaj ,per te cilin Rama,na paska respekt te madh ia dha pergjigjen.Cdo te thote tani Rama? Se edhe Myslym Pashaj eshte vegel e Berishes?!
Ja, prof.Pashaj ,per te cilin, edhe shume te tjere(te “mehalles” natyrisht) analiste dhe komentatore,na paskan respekt,ua dha pergjigjen.Cdo t’i thone tani atij? A do ta akuzojne valle se edhe prof.Pashaj po i sherben Berishes!? Ee?
Pergjigjja e Prof.Pashajt se eshte, dhe do te jete ne AK ,per inatin e te gjithe atyre qe urrejne Kreshnik Spahiun,ne fakt e nxjerr te lare e te paster nga akuzat e felliqura,edhe vete Spahiun. Tani,askush nuk mund te thote qe prof.Pashaj na qenkej genjyer ,sepse,ai po ua plas surratit te gjithe ketyre zuzareve shpifes se eshte me Aleancen Kuq e Zi.Flm per mirekuptimin.
Une kurre nuk ja kam zene dhe nuk do tja ze ne goje emrin pa shtuar perpara fjalen I MADHI te nderuarit Pofesor.
Arsyet dihen. Na shpetoi detin nga atdheshitesi Sali.
Kete akt patriotik e filloi ai dhe e çoi ne fund Partija Socialiste nepermjet Gjukates Kushtetuese.
Tani jam i dritheruar se me kete qendrim do te thuhet nje dite” E BERI SI LOPA QE DERDHI QUMESHTIN E BOLLSHEM ME NE FUND!
I nderuar antiçensure! Lus e deshiroj, me gjithe shpirt, te kemi nje fund (me 24 Qershor) ashtu si thua ti. Une druhem sepe bisha eshte teper dinak dhe cinik i pa skrupull.
po u zgjodh de pusht et duhr te veje gjthmone me qylafin e dhi qe ja rasi spahiu
Si ushtarak,o kolegu Myslim Pashaj,te heq KAPELE!!!
Si politika,qenke nje ZERO ME XHUFKE!!!
Te gjithe luften tende PATRIOTIKE per mbrojtjen e kufijve detare te Shqiperise nga PUSHTUESI Berisha ,E HODHE POSHTE NE MENYREN ME TE TURPESHME!!!
Qe ke RRJEDHUR,nuk besoj!!!Dyshoj se ke marre ndonje TRASTE ME FLETUSHKA!!!
HELBETE PENSIONIST JE DHE TE DUHEN CA LEKE PER PLEQERI!!!
Urime prof Pashaj, urime qe pergenjeshtruat te gjithe ata zera dashakeqas qe ju benin thirrje te largoheshit nga AK, nje aleance kjo qe ne themelet e saj ka kontributin tuaj te shquar si atdhetar dhe patriot. Mos u terhiqni nga kauza e juaj e drejte ju do te fitoni sepse keni mbeshtetje te madhe pas vendimit te veshtire por te drejte qe moret. Nga ana tjeter eshte vertet fatkeqesi per opoziten shqiptare fjalori aspak i kulturuar i atij qe pretendon te jete neser kryeministri i ketij vendi per drejtuesin e ak dhe kauzen e saj, por nese militantet e ps harruan “dasmen” me njeriun qe e anatemuan si elefantin e korrupsionit dhe sot e kane dhendrrin e preferuar me 8 vende ne parlament, njekohesisht edhe kalin e trojes, perse gjithe ky mllef per kekesat e ak. Perse nuk behen te njohura pikat qe u kerkuan dhe u pranuan me perunjesi te neveritshme per marreveshjen me lsi dhe vetem anatemoni me pa te drejte ak…sa shpejt qe militantet e ps e harruan ddjallin meta dhe tani i jane versulur me te gjitha baterite ak..une personalisht mendoj se ka veprime te organizuara kunder ceshtjes kombetare dhe se ju dhe te gjithe shqiptaret patriote ndodheni sot perpara proves te se vertetes nese kjo kauze do te arrije te mbijetoje ne kete lukuni anti shqiptare ose do te na duhet te presim edhe vite e dekada te tjera per te ringjallur krenarine e asaj shqiponje ne flaumrin me te bukur ne bote qe keto dite eshte bere objekt akuzash shume te ulta dhe denigruese.
I humba besim edhe tek ky person.
Si ne te gjitha partite dhe ne AK ka njerez te ndershem dhe patriote si Z. Pashaj. Per fat te keq ndershmeria e ketyre njerezve u perdor nga Spahiu! Lajthitjet e tij ne javen e fundit me kerkesa te parealizueshme u bene me te vetmen arsye qe te behej i pamundur koalicioni me PS ! Me sa duket nje dore e “zeze ” me nje torbe ne krah i nderroi rrugen . Ne se me te vertete do perfaqesonte nje pjese opozitare atehere do te ishte bashkuar ne nje front unik me PS dhe 40 parti te tjera. A nuk e kupton z.Spahiu se nuk ka kellqe me shume se partite e tjera pjesemarrese ne koalicion? Kush provoi te kunderten ? Le te filloje “muaj mjalti” me Zenin qe me sa duket eshte shkesi !
Me falni per injorancen, por kisha nje pyetje. Pse votat e AK~se i kalon Berishes dhe jo Rames??
Kam frike se prape injorant do ngelesh, por megjithate dicka po ta them…votat qe kerkon te marre Spahiu jane vota kunder Berishes, prej sistemit elektoral i bie qe shume vota te tijat do humbasin vleren, pasi nuk do nxjerre deputet, ndersa ne grupin opozitar marrin vleren qe kane, anti Berishe. Nese nuk do dilte ky deviacion shumica e ketyre votave do shkonin per qellimin e vertete, dhe do merrnin vleren reale. Nuk perjashtohet edhe ndonje aleance e tij me Berishen nese ketij te fundit i duhet…historiku i Nikut, dhe logjika, nuk e mohojne edhe kete alternative te fundit.
Sepse i dashur miku TITI, AK-ja nuk mund te marri vota nga e djathta,por vetem nga e majta,mbasi kjo parti ka dale me flamurin e rrezimit te Berishes…Atehere kush mund ti japi vot nga militantet e Berishes.
Keshtu qe AK-ja eshte Kal Troje tek e majta dhe i sherben vetem Berishes.Ne fund te fundit a nuk eshte produkt i Berishes Spahiu,ose djali i vogel i bindur i tij me nje mision kaq misterioz deri dje…?E keqja qendron se ne kete corbe Kreshnik-ase kane rene dhe figura te ndritura si Pashaj e Xhufi….
Bejne mire qe keta personalitete te distancohen qe tashti sa eshte shpejt nga Kreshniku,ndryshe neser per ta do jete vone e dhe direkt do i japin paterica Berishes….
ku e di ti more shqiptari edhnik ? duket qe je edhnik sepse mbroke ramen-meten dhe dhulen ore edhnikas..ak mund te marre vota sa te prishe ekuilibret e partive komuniste sllave si pd, ps. lsi dhe pbdnj dhe pastaj ku mbeti morali i te gjatit qe nuk la gje pa thene per ak? uroj me gjithe shpirt qe te ndodhe kjo dhe te shoh sesi do te zvarritet edvin meta per aleance ashtu sic beri me ilir floririn para kater vjetesh apo e harruat ?
Une, qe e njoh personalisht Z. Pashaj, do te zhgenjehesha jasht mase nese ky, ne daten 24 qershor, 2013, do te bashkohej me Spahiun per te bere koalicion paszgjedhor me Sali Berishen. Ky koalicion pothuajse ka fillur dhe pritet te perfundoje mbas 23 qershorit. Atehere turp per Gjerneralin dhe turp per Z. Bashkurti, se te tjeret jane mercenare te Sali Berishes dhe pjelle te kombinacioneve agjenturore te tij.
Vdekje fashisteve, Liri popullit shqiptar!
I ka marre ca miliona kreshniku o Myslym , ndersa ti dil dhe vrojto detin me binokol . Eh sa kusure ka kreshnik spahiu mor gjysh po ku I di ti . 200 mije euro kerkonte te transferonte gjyqtar nga korca , per ne Tirane. .dhe mos harroni Lesh u dha kreshniku nga ato qe mori tash dhe lesh do merrni ju ne 23 qershor .
Sa te sigurte qe jeni more kelyshat e rama-metes. Ja keni dale brenda ketyre diteve te hidhni tym dhe thashetheme ndaj ak dhe figurave te saj. Po sikur more qener te dale spahiu neser dhe te thote se edhe nese fitojme deputete perseri ak nuk do te beje aleance me pd c’fare do te thoni more tymnajat e aleances anti-shiptare rama=meta-dhule? Do te ishte fatkeqesi per ne si komb nese kjo fryme e shqiptarizmes te davaritej nga ky sulm i pashembullt i antishqiptareve
Ore leri keto me “kelysha” se nuk po te fyen njeri. Pijini lengun traplliqeve tuaja se nuk merrni deputet po nuk ishit brenda koalicioneve. Nje lesh do merrni. T pakten mos thoni “jemi kunder Berishes” dhe beni cte doni, puna juaj. Po nese kerkoni vota me anti-berishizmin, thjesht i digjni ato vota. Ose jeni te trashe, ose beni vete sikur jeni per te fshhur kembet
Urime z.Pashaj.Me kete interviste na kthyet besimin se nuk i braktisni parimet komuniste dhe se jeni vegel e Edi Rames.Nejse ne pension je por do shijosh pensionin e dyte pensinin politik ne qershor
Me vjen plasje me veten, qe e kam ironizuar ne njerin nga komentet e mi te qenit ne pension, si moshe, te Pashes…Nuk e kisha ndeshur te plote, si ne kete bisede, mendimin e metrin e tij politik e social. Madje e kisha menduar si njerin nga ata “patriotet e vjeteruar” dale mode…
Myslim Pasha qenka i formatit te burrave te shtetit.
Do ishte mire qe ai te behej formuluesi kryesor i Aleances Kuq-e-Zi. Zoti Spahiu, pa dashur ta prozval, eshte teper i ri per te qene i qete dhe i matur ne kete klime provokimesh nga shtypi dhe skena politike ku gjendemi.
Myslim Pasha u iken tere provokimeve, pa u ndikuar prej kurtheve, dhe duke thene ato qe i shkojne per shtat nje partie qe ka shenjat e flamurit ne simbolin e saj emertor.
PS si edhe PD, po bejne lojen e tyre, por le ta bejne kete loje me njera tjetren dhe LSI-ne.
ndaj PS dhe LSI, jam dakord me zotin Pashaj, s’mund te mos vihen kushte. Jo per numer deputetesh ne listen e tyre, por per qendrimet parimore, te cilat, eshte provuar, Rama e Meta i shkelin kur ua do xhirollogaria e tyre!
Votat e hedhura per Myslim Pashajn, nuk shkojne dem, perkundrazi.
O z.PASHAJ NQS JE I NDERSHEM DHE PATRIOT tani eshte koha te ndahesh nga K .Spahiu neser do te jete vone do ti bashkengjitesh XHUVELIT besoj kjo gje eshte shume e thjeshte.
gjuha e kapterrit Pashaj eshte njesoj si ajo e partizaneve te Miladinit dhe enver Hoxhes nga mesi i 1944 e deri ne fund kunder “reaksionareve”, “tradhtareve”, etj, e qe populli ine do hante me luge floriri pas lufte. ne fakt me triska e filluan pushtetin morrat e kuq e me triska e mbaruan.
mos u merni me shpifje qe bejne respekte z Pasha po te ishte i mencur ky popull nuk do kishim kryeminster sali e mete po nuk ka llogjik te akuzoj nje njeri qe ska moral ,pse detyrimisht po votuan AK i ben nder Sales pse nuk mendoni se mos e shet Meta prap se i ka dhen provat qe eshte pler dhe flasin per AK
Sa mire ka mesuar shqip ky Myslim Pashaa.
or komuniste te qelbur nuk zeni mend asnje here ju te mjere i hani m. saliut ju dmth edvini kreshniku i partise dhe hajduti meta