Prokurori që nuk duhet të kemi

redaktor
Kryeprokurori, Adriatik Llalla, duke folur gjate nje mbledhje te Konferences Gjyqesore Kombetare, ku jane zgjedhur kater anetaret e rinj te KLD./r/n/r/nChief Prosecutor, Adriatik Llalla, during a meeting of the National Judicial Conference, where are elected four new members to the HCJ.

Adriatik Llalla,
është shembull’ i artë,
si s’duhet të jetë,
prokurori i lartë!

I shpalosur haptas,
anti-qeveri,
si ushtar i bindur,
në frontin e zi!

Tani që po flasim,
ka kapur ekstremin,
në çështje madhore,
ktheu thashethemin!

Impenjimi i tij,
ka qenë deciziv,
dhe kurrë si tani,
s’ka qenë kaq aktiv!

Krye aleatit,
në luftën me krimin,
fare pabesisht,
i dha pezullimin!

Nëpër lodra fjalësh,
si në komedi,
dy të tjerë-lidhur,
i mban në shtëpi!

U nis për përgjimet,
gjithë kjo maskaradë,
po përgjime s’ka,
ndaj po bën estradë!

Ndaj po bën estradë,
njëshi i hetimit,
se ende s’e di,
veglën e përgjimit!

Të gjithë trimërinë,
ky e ka me tanët,
se veglën në fakt,
e kanë italianët!

Sala i ka dhënë,
listën e hetimit,
po përgjime s’ka,
o njësh’ i hetimit!

Kur nuk ka asgjë,
të kësaj natyre,
si mundet të ketë,
shpërdorim detyre?!

Kur ti pa Drejtor,
e lë policinë,
thjeshtë-bën diversion,
mbi gjithë qeverinë!

Se kështu janë urdhrat,
nga fronti i qymyrit,
dhe gjithë synimi,
koka e Tahirit!

Ndaj bëri Nishani,
kallëzimin përkatës,
se qenka lënduar,
një palo gjykatës!

Dhe vë bast që Llalla,
çështjen do ta hapi,
në këtë tymnajë,
të kapi ç’të kapi!

Fronti këtë çështje,
e ka me shumë zell,
s’ngopet-që Tahirin,
ta shohë dhe në hell!

Sot është gjithë hetimi,
në gjendje kritike,
se zyra e Llallës,
është zyrë politike!

Është aneksi i zyrës,
i shokut Sali,
që është komandant,
në frontin e zi!

Tani që kularin,
reforma e mblodhi,
maskën e mashtrimit,
dhe Llalla e hodhi!

Dhe maskën e hodhi,
dhe veten e nxiu,
dhe doli-si ç’është,
një ushtar Saliu!

“Bash për këtë ditë,
të dua-o trim,
tani në të ikur,
bëj sa më shumë tym!”

Ne që s’kemi frikë,
krejt hapur e themi:
“Ky është prokurori,
që s’duhet të kemi!”

Në frontin e zi,
fryhen si kokoshka,
të gjithë me një prerje,
të gjithë matrioshka!

Kur i shoh të gjithë,
pas Salës në rresht,
për këta çetnikë,
si mundet të hesht?!

Share This Article
4 Comments
  • Bravo ,por ne kete loje te qelbur nuk eshte pa gje dhe Like floriri i cili hedh gurin dhe fsheh doren dhe sa per LLALLEN MENDOJ SE SHUME SHPEJT DO T’A NOHE PER HERE TE DYTE EMIGRACIONIN POR KETE RRADHE SI PUNETOR KRAHU NDOSHTA NE NDERTIM ?AI JA HAPI VETE GROPEN VEHTES DHE KJO ESHTE NJE GJE E MIRE PER PASTRIMIN E PROKURORISE NGA KETA LLOJ ORDINERESH

  • Arben: A i ke bere pyetjen vetes se perse kemi ende sot kete prokuror, kete shef te SHIK-ut, kete KLD, kete president, kete gjykates etj etj?! 3 vjet pasi populli i dha mandatin “Te gjatit” qe te largonte qenerine nga pushteti?! Une per veten time, po te isha poet do te kisha shkruar: “Kryeministri qe nuk duhet te kemi”.

  • *****K.L.e -mafjaes drejtuar nga Nishani është egërsuar ,po bënë hygjim mbi qeverinë duke ndjekur penalisht ministrin e brendëshëm se po na denancoka killerat e KL -mafjes se qënkan të mbytur në para krimi.!!!, po ndëshkon zingjirin komandues të policisë me arrest shtëpie ,drejtorin e policisë së shtetit për çimkat ,pasë sulmit të dështuar me Kryetarin shembullor të bashkisë Tiranës E.Velia për këndin e lojrave të fëmijve një lëvizje qesharake e presidentit me gjithë deputetët me kobure ,përfundoi një këndë lojrash që doli model . Sali Berishës pasi i dështoi thirrja antikushtetuese për armatosje të popullit kundër qeverisë dhe që i shpëtoi burgut ” për mungesë provashë” tani në pragë të reformës ka mobilizuar një betejë duke përdorur e futur në luftim krahun kriminal të prokurorve të plepave dhe gjykatësve killera të zhytur në krime duke bërë presion mbi magjorancën socialiste duke lëshuar flet arrest edhe E.Roshin kryetarin shembullor të kavajës ,kjo është një grusht shteti kundë magjorancës kundër shteti ,dhe shteti duhet të ndërhjë ,të shkarkohet në parlament presidenti ushtar i S.Berishës dhe të arrestohet kryetari i K.L.-mafjes B.Nishani ,kryeprokurori ,dhe ,S.Berisha si ideatori i pengesës së reformës në drejtësi me plepistat.Prokuroria dhe gjykatat janë në shërbim të popullit ,nuk janë pronë e asnjë partie.Sovrani do vendosë për reformë.

  • Te keqen e penes
    o Arben i nenes,
    Nena te lexon
    dhe ne drite te henes.
    Lumja ajo nene
    qe ty te ka lere
    dertet na i zbut
    na largon qeder.
    “Diten” kur ma bien
    drejt e ne shtepi
    me thone: ta sollem
    Benin- Areti.
    Se ma dine midene
    per vargjet e tua
    se ti s’ta perton
    ndaj edhe te dua.
    Ndaj edhe te dua
    O Arben i Dukve
    Bjeri, me te lumte
    qe te gjithe kopukve.
    Se na e shkretuan
    jeten-Shqiperine
    gdhihemi dhe erremi
    nje me varferine.
    Keto do ti shkruaj
    ne ditet qe vine,
    ndaj i thuaj Dites,
    prite Aretine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *