Kryeministri i Serbisë ka takuar diplomatët e BE dhe SHBA me kërkesën e ambasadorit amerikan Kyle Scott Randolph dhe kreut të Delegacionit të Bashkimit Europian në Serbi, Michael Davenport.
Takimi pason pretendimet e gazetave dhe stacioneve televizive të para si të afërta me qeverinë, se mediat e pavarura dhe lëvizjet qytetare në Serbi janë duke punuar nën udhëheqjen e ambasadorëve të SHBA-së dhe BE-së për të destabilizuar qeverinë e Aleksandër Vuçiçit.
Në takimin e të hënës, ambasadorët i thanë kryeministrit Vuçiç se vendet e tyre janë të përkushtuara të ndihmojnë Serbinë në rrugën e saj drejt integrimit në BE.
“Shtetet e Bashkuara mbështesin aspiratat e Serbisë për t’u anëtarësuar në BE dhe ne mirëpresim përkushtimin e kryeministrit Aleksandër Vuçiç për të vazhduar rrugën e BE-së,” tha ambasada e SHBA në Beograd pas takimit.
Ambasada gjithashtu tha ajo e kuptonte punën e madhe të qeverisë për reformat dhe forcimin e gjyqësorit, që janë të nevojshme nëse Serbia do të hyjë në BE.
Komisioni Europian gjithashtu mohoi përfshirjen në lëvizjen e qytetarëve “Të mos mbytet Beogradi” dhe “Mbështet RTV”, pas akuzave nga TV Pink, TV Studio B dhe tabloidi Informer, të cilat janë të gjitha të afërta me qeverinë.
Polemika filloi kur Dragan Vuçiçeviç, redaktor i Informer, në konferencën për shtyp të Kryeministrit të mërkurën, akuzoi BE-në dhe SHBA-në se ka sponsorizuar mediat dhe fushatat e qytetarëve me qëllim destabilizimin e Serbisë – dhe kryeministri Vuçiç u pajtua me të.
Zëdhënësja e Punëve të Jashtme dhe Sigurisë të BE-së, Maja Kocijançiç ka deklaruar të enjten se akuzat janë të pabaza.
“BE-ja është e dedikuar me vendosmëri dhe pa dyshim në perspektivën europiane të Serbisë dhe BE-ja është më donatori më i madh financiar dhe partneri tregtar i Serbisë,” kujtoi Kocijançiç.
Kreu i think tankut Qendra për Studime Euro-Atlantike, Jelena Miliç, tha se diplomatët po e paralajmëronin Vuçiç të tërhiqet.
“Ata që e kuptojnë gjuhën diplomatike dhe situatën politike në Serbi mund të kuptojnë nga deklaratat e ambasadës se kjo ishte një mënyrë për t’i thënë kryeministrit të ftohë retorikën,” tha ajo.
Megjithatë, ajo shtoi se nuk ishte e sigurt se kryeministri do ta dëgjojë fjalën e ambasadorëve.
“Jemi duke u futur në një situatë të ngjashme me Turqinë… shoqëria po shkon drejt autokracisë. Ajo që shqetëson më shumë është de-legjitimimi i lëvizjeve jo të dhunshme dhe procesit demokratik”, shtoi Miliç.
Miliç gjithashtu pohoi se zërat e mediave të afërta me qeverinë nuk janë vetëm zërat e tyre, por në mënyrë të qartë shprehin pikëpamjet e Kryeministrit.
Sipas gazetës Politika, Vuçiç ka anuluar vizitat e planifikuara më parë në Uashington dhe Bruksel, edhe pse ende nuk ka ende një konfirmim për këtë nga qeveria.

ne dhe sërbia!
dy shtete fqinj,dy mënyra të ndryshme të drejtimit të shtetit!!
ne na thërrëasin ambasadorët dhe na urdhërojnë si të sillemi,sërbia thërret ambasadorët dhe i kërkon llogari për sjelljen e tyre!!
shikoni çfarë ndryshimi??
dikush do të thotë kështu e ashtu,por të mos harrojmë se, jo shumë larg, dhe ne e bënim të njëjtën gjë!!