Policia ka arrestuar një student serb pasi gjatë kontrollit të kryer ndaj tij, iu gjet një sasi droge.
Studenti serb me inicialet G. F. A, 24 vjeçar, u ndalua ndërsa ndodhej në një klub nate në Tiranë, në rrugën “Abdi Toptani”.
Gjatë kontrollit, ndaj serbit 24 vjeçar, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej rreth 0.6 gram kokainë.
24-vjeçarI ka pretenduar se e ka pasur lëndën narkotike për përdorim vetjak. Ndaj tij, policia referoi në prokurori materialet me akuzën prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
