Shumë i dashur Lulëzim,
me gjithë shpirt të përshëndes,
ju ftoj nesër në takim,
kur të duash ti-të pres!
Nëse dot nuk vjen tek unë,
mund ta zgjedhësh vetë një vënd,
nesër nuk kam tjetër punë,
jam në dispozicionin tënd!
Unë jam një njeri i thjeshtë,
si i thonë s’jam burrë shteti,
po mund të bëjmë muhabet,
për reformën që na mbeti!
Ti tani je strumbullari,
ku vërvitet gjithë vatani,
eja-më tako dhe mua,
o Luli-se s’bëhet nami!
Ti tani je i stërvitur,
ke ca kohë që s’rri në hije,
ndaj do jem duke të pritur,
si për takim dashurie!
Fillimisht të kërkoj falje,
qe me vargje të kam ngarë,
po tani s’është kohë për tallje,
nuk është kohë për të sharë!
Kur të më vish në takim,
do të falem përsëri,
se tani-o Lulëzim,
është kohë për dashuri!
Ti eja-i dashur Luli,
eja kur të duash vetë,
të bëjmë për qejfin tonë,
nja dy orë muhabet!
Meqë kishe dhe ditëlindjen,
dhe ditën s’e kapa dot,
të kam sjellë për respekt,
dy shporta me lule plot!
Tani të kemi si Zot,
si Zot-o Luli floriri,
ndaj solla dy shporta plot,
një më tepër se Iliri!
Mos u merakos për formën,
eja me veshje sportive,
sepse tema për reformën,
nuk është tema deçizive!
Reforma duhet të bëhet,
e duam dhe ti dhe unë,
po nesër s’e zëmë në gojë,
flasim për të tjera punë!
Duhet-duhet, thonë të gjithë,
po dot rrugën nuk e gjëjmë,
ndaj dhe neve në takim,
lodra fjalësh do të bëjmë!
Unë të pres me padurim,
që tek unë të ndalësh vrapin,
nja dy orë-o Lulëzim,
me popull të tallim trapin!
Takimi do jetë i mbyllur,
në fillim nja dy puntata,
më pas japim veç e veç,
dhe dy orë deklarata!

“…Vec, Iliri s’u hoq bran.
Ai mori pafajsine.
Ne fakt s’e mori,ja dhane
Se ish ortak me Salin.
Tash ne B… e ka vec Luli…
Se shpetoj me procedure!..
Atij s’i ndahet tullumi
Neper bbreket pa oshkur…
Ja ketu qendron ndryshimi
Iliri Meta del kaluar!
Shqupi po dhe Saleh trimi
Tash nga kali jane rrezuar.
Mirpo, Meta s’esht budall
Edhe s’fle permbi dafine…
Me reformen ka nje hall
i rri blloku,thike ne brinje…
Andaj gjithe hajduteria
Rreth sales te perbashkuar…
Tok me ta dhe Lsi.ja (!)
Nga qe vedi do shpetuar (?!)
U shkon Lirua tok me votat!
(Pun’ e bllokut, tash merr fund…)
Ju ne dac beni reformen
Japo, dhe referendum…
Boll o, Rame me tralala…
(U hap prap, “Grop’ e Sejdis…”)
Me hienat s’ka shaka!
Jane sherbes e babezise…
Dy lubit do behen tok.
Dhe pse duket e pa mundur!
O Rame ngule mire ne koke,
Je me fat ne del i humbur…
Te dhame nje miljon vota
S’jane vota,jane “predha”
Mos qello mbi milingona
Se jane sacme vec per derra.
Shqipe
lere Ramen mos ma nga dhe nja ca dite ,
aaaaaaaaaaaa budall budall ,po ca gjera ashtu me …Shukriun neper kembe po i ben
kur te veje ne kuvend do jua shikojme surratet
do e shoh dhe Liken me kete rolin e atij te …mezit
do jua shoh kartonat ,po Ramen mos ma trazo
nuk eshte pak dhe e sotmja ne komisionin e ligjeve
jo se keshtu per te share ,u shaj gjithe diten une …e di vete ti ,por me beso nuk eshte pak dhe aq lehte sa duket …kur vjen puna per Kushtetute [sepse jane ndryshime kushtetuese qe ne gjuhen popullore quhet reforme ] nuk bejne pune as 3 milione vota
duhet vota e atyre derrave …ashtu deputeteve
dhe mos te degjoj me referendum as nga ty dhe nga asnje ,kjo eshte alibia qe ata po kerkojne
nuk ka referendum , eshte nje draft i pregatitur nga eksperte ,ata derrat aty te ngrene kartonat se kane 25 vjet qe po pijne gjakun e shqiptareve
nuk ka vend referendumi ,nqs reforma nuk kalon ,duhet dajaku ,po po ,vec me dajak te zhduken nga kolltuket qe kane zaptuar
megjithate te presim ,le te shohim kush do guxoje te ule kartonat perballe shqiptareve dhe botes
meqe ra fjala , poeti ce ka kete ftese ???
po sikur ta marre seriozisht Luli dhe te kerkoje vertet takim ?? jo se si ne dimrin e vetmise se madhe me duket keto kohe ,
nqs pranon dhe shkon ,ky cfare do beje me Lulken 2 ore ??? mah , ku nuk po me con imagjinata 😛
te me ftonte mua ,hajt se ndonje gje do e sajonim ,po me Lulin ..mah me coroditet
ahahhahahahahahahahhahahahahaahahahaahaha
Pa le,le te me ftonte mua ato dy ore,mua , vllan e madh te atij Selmanit te dhene… hane hane… Ej,Nika! Je e gezuar sot,qe s’me shave sic di ti dhe vetem ti dhe askush me tjeter?!… Epo shyqyr,te kpermbys dic une,apo eshte heret?…
Humbje kohe, miku ynë!
Të merresh me një të marrë…
I marri aty pështyn,
Aty ia nis me të qarë…
Cdo fitosh nga ky ”takim”?!
Drita s’rri me errësirën,
Të dyja nuk kanë pajtim,
Ndaj mos e shpreso të mirën…
Arben Duka i vërtetë!
Pena top, topi raketë!
I nderuar do të mbetesh
Në këtë dhe… n’atë jetë!
dhe Luli do pergjigjet, me Saliun kur te piqet.
Do i jape Rames xhevap, sa pa ardhur e madhja vap.
– Jam gadi per takim, por nje kusht si per fillim.
Do sjell Doktorin te bisedoje.
Vetem me Ramen ta takoje -.
Po ra dakort Saliu e Rama.
Do kete fishekzjarre mbar Tirana.
Brukseli do beje festime.
Shume gezim e shume urime.
Populli dele do ti shtohet shpresa.
Politikes do ti zihet besa.
Drejtesia do mbizoteroje.
Shteti do funksionoje.
Po doli bllof ket here.
Do bejme Gol tjeter vere.
Kur te jete Europiani tjeter.
Me Lul, Ram e Sali patjeter!
Se duron i ziu popull.
Nga Tropoja der ne Dropull.
Me durimin shum vjecar.
Me besim te keta gomare.