Dërguar me sms
Në numrin e redaksisë
Përshëndetje DITA. Lajmet nuk i shikoj fare, votimet ka vite që nuk i njoh. Ka një muaj që rastësisht i mora një pensionisti gazetën tuaj dhe i hodha një sy. Po vazhdoj ta blej rregullisht. Politika shqiptare më duket si një ndeshje futbolli me pazare të fshehta shitblerjesh. Por më vjen të qaj, pse ne si popull gënjehemi për një tas grosh, pse jemi aq miopë? A ka burra apo burrnesha ky vend që të drejtojnë? Me këtë gjumë që bëjmë ne si popull, zor se do kemi derman. Nuk vihet ujku bariu i deleve. Në Shqipëri kurrë nuk do të ketë burgje për këta mafioza pushtetarë. Janë të paftyrë. Flm dhe respekte, C., Bulqizë.
