Përrallë me dele e kënd lojërash

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

 

Në pyllin tonë kur mbreti luan kish vite ikur nga kjo jetë

Mbret u vetëshpall çakalli dhëmbëkrimbur që villte jarg e vrerë

Delet e gjora që çerek shekulli syri u kish qarë e buzëqeshja ngrirë

Ndërruan çoban gjumashin e vunë atë që llërët përveshi mirë

Mbasi hoqën llumin e zhulin nga pragjet, rrugët e sheshi

T’u jepnin gëzim qengjave vocërrakë e shelegëve xanxarë nevoja ua deshi

Rrethuan një tokë në pyll nën pemë ku zogjtë cicëronin

Filluan nga puna ca lodra të vegjlit t’i gëzonin

U tërbua çakalli plak dhe kryesinë e kafshëve të egra mblodhi

Hungëriu fort, e dikujt epitetin apo dosjen në turi u hodhi

U betuan para tij, hienat, tigrat, ujqërit, korbat e baldosa

Dhe nisën luftën ngul e shkul hunj sa u çudit pula e rosa

Në ditët e ftohta të luftës kafshërore ngul e shkul

Do prinë gorilla kokërrjepur Strazimiri me kobure

Luteshin grigjat e gjora: “O Zot antikaptin bëje ëndërr!”

Në krye të tufës ariu Sarahosh dhe Jamserbi dhëndër

Po s’u tërhoqën delet e gjora e punën vazhduan nën terror

Çakalli i tërbuar kërriçin çalaman përmbi palët e dërgon

Me pallje, sharje, kërcënime, edhe hetim nga OKB kërkon.

Kjo është një përrallë e trishtë dhe e rëndë

Tregohej në mesjetë fëmijët për t’i trëmbë

Atëherë ndodhnin marrina shumë

Ndërtoheshin saraje poshtë urës nën lumë.

 

Nga Ridvan Zotkaj

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *