Forbes: Shqipëria, magneti i fundit i Kinës

Elton Tafaruci

“Babagjyshi kinez po vjen në qytet! Për mirë apo për keq, kompanitë kineze kanë zëvendësuar partnerët tradicionale evropiane të investimeve si Italia dhe Turqia në Shqipëri”.

Nis kështu artikulli i prestigjozës amerikane Forbes kushtuar vendit tonë dhe interesit të madh që po tregon Kina për të investuar këtu vitet e fundit.

Titulluar, “‘Shqipëria po behet magneti i fundit i Kinës”, autori Kenneth Rapoza shkruan se rritja e investimeve kineze do të ndihmojë vendin tonë të kalojë nga statusi kandidat në një anëtar me të drejta të plota në bashkimin europian në të ardhmen e afërt.

“Por si në çdo rast kur ekonomia numër 2 në botë troket, kinezët po përpiqen të sjellin qindra persona staf e personel në vendin tonë dhe kjo parë në kontekstin që shumica e kompanive investuese në asete strategjike janë shtetërore, krijon le të thëmi një habi në sallat e pushtetit në të gjithë Evropën, veçanërisht në Bruksel. Disa prej politikanëve kryesorë në Shqipëri janë të shqetësuar për faktin se investimet kineze në të shumtën e rasteve kanë qëllim ekspansionin e saj në tregun e huaj dhe kjo është veçanërisht shqetësuese në rastin e Shqipërisë me shkallë papunësie 17.1%”, shkruan Forbes.

Investimet kineze janë relativisht të reja kështu që për kompanitë e naftës si Geo-Jade Petrolium kjo është një botë krejt e re. Në prononcimin e tij për Forbes, kreu i parlametit njëkohësisht kryetar i LSI-së Ilir Meta shprehet:

Kina është një partner i rëndësishëm ekonomik në Shqipëri, por ne kemi nevojë të sigurohemi se marrëveshja do të gjenerojë rritje ekonomike dhe do të krijojë më shumë vende të reja pune.

Forbes jep detaje për fushat e naftës që do të kontollojë Geo Jade Petrolium, veçanërisht për Patos Marinzën. Prestigjozja amerikane përmend të gjitha investimet kineze në vendin tonë për të treguar shtrirjen e Pekinit në Shqipëri, duke mos harruar rrugën e Arbrit e cila po ndërtohet nga China State Construction apo edhe menaxhimin e aeroportit ndërkombëtar nënë tereza nga China Everbright. Brenda katër muajve të parë të 2016 kina është bërë partneri i dytë më i madh tregtar për Shqipërinë, përfundon Forbes.

Share This Article
10 Comments
  • Nĕse perĕndimi ka frikë nga investimet kineze në Shqipĕri,ndërsa vetë kërkon sa më shumĕ investime nga kolosi kinez, atëhere kjo ĕshtĕ një dopiolojĕ hipokrite.Kinezĕt janëpopull mre njĕ kulturë shekullore,nuk kërcënojnë, nuk ndĕrhyjnë në punët e brëndëshme dhe natyrisht,nuk harrojnë kurrë miqësinë dhe marrëdhëniet historike.Nĕ se R.Alia do të kishte luajtur kartën kineze në vitet 80 Shqipĕria sot do tĕ ishte Honkongu i Europës,por Alia ishte frikacak dhe ndoshta i shitur ,si Gorbaçovi.Ne jemi të vegjël ,ne duhet tĕ përfitojmë dhe tĕ heshtim….heshtim…le ta bëjnë si gjithmonë, të mëdhenjtë politikën…

      • Shiko, shiko. Investimet kineze kane nje parapvije dinake, sepse ata nuk hapin vende te reja pune per vendin ku investojne por i marin punetoret nga Kina

        Ndaj ketu qeveria jone duhet te vendosi kushte qe punetoret te merren nga Tregu shqitpar i punes, jo te vijne nga Kina

        Ne jemi nje vend me popullsi te vogel dhe nuk mund te lejojme qe te futen me mijera punetore kineze ne vendin tone, ku papunesia E SHQIPTAREVE ka shifra te frikeshme

        Keshtu qe Investimet kineze te mos jene investime me punesim zero,
        esht E NEVOJESHME qe qeveria jone te nderhyje menjehere dhe te vendosi kushtin qe punetoret te merren nga tregu shqiptar i punes,
        ndryshe te mos pranohen investimet e tyre , sepse nuk ke asnje perfitim

  • Shifrat e papunesise ibkeni renditur gabim.
    Nuk ka mundesi qe papunesia ne shqiperi te jete me e ulet se ne greqi e spanje qe e kane 25% .prandaj mos spekullohet.
    Ose i keni renditur gabim. Nga 71.1% ne 17.1%

  • Komentit te “Shushices” , nuk ke se cfar t`i shtosh me.Me aq pak fjale , ka thene ato qe duhen. F.M.

  • kina ka bler shum kompani te fuqishme italiane dhe asgje e keqe su ka ndodh italianeve pse duhet te ket frik shqiperia

  • Nuk na vjen shpetim nga Kina.Me rezurset tona duhet te dalim vete nga llumi. Rama po na con ne kine..Ne nuk mund ti bejme presion EU. Ne kemi nevoje per ta jo ata per ne. Ndryshe jetojme si ne Kine…

  • Po t`iu kujtohet,disa vite me pare , nje perfaqesues i larte i FORB-sit , erdhi i ftuar nga Berisha , per ta nxjerre nga nje situate jo e kendeshme,dhe ne perfundim,beri deklaraten : “PO TE KISHIM MUNDESI , NEVE NE SHBA DO TA KLONONIM SALI BERISHEN…! ”
    Ne Forbs ka nje kembe edhe Elez Biberaj , si specie te se njejtes klase ,nga u klonua UDB-ashi
    Vicidolas , me gjak e gene serbe .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *