“The Sun” rendit në avantazh kampin “Brexit”

Elton Tafaruci

Barometri është në anën e duhur për mbështetësit e kampit “Brexit” duke u renditur në krye të sondazheve, me mbështetjen e “Sun”, e përditshmja më e shitur në Britaninë e Madhe, nëntë ditë nga referendumi për qëndrimin ose jo në Bashkimin Evropian.

“BeLEAVE in Britain”, mund të lexohej në të gjitha faqet e një prej tabloideve më popullore që numëron rreth 4,5 milionë lexues. Një lojë fjalësh që fonetikisht do të thotë “të besosh në Britaninë e Madhe”, duke nënkuptuar termin “dalje nga BE-ja”.

“Ne jemi në pikën që duhet të marrim vendimin më të rëndësishëm politik të jetës tonë. Sun nxiti të gjithë lexuesit për të votuar pro daljes nga BE-ja në referendumin e 23 qershorit”, shkruan e përditshmja më popullore, në pronësi të Rupert Murdoch, manjati australiano-amerikan i mediave.

Një fakt i kundërshtuar nga zgjerimi i vazhdueshëm i shtetit federal gjerman, e ardhmja e Britanisë së Madhe do të ishte shumë më e errët në bllokun e 28 shteteve, vijon gazeta, që e shikon Brexit si një mundësi për të rikonfirmuar sovranitetin e kompromentuar nga diktatura e Brukselit

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *