Fotoja e vëllezërve Xhaka, ku Graniti pengon Taulantin që të përparojë drejt portës së Zvicrës, bëri xhiron e rrjetit gjatë fundjavës. Të bën përshtypje se thuajse gjithë komentuesit priren t’i ikin mesazhit bazik që ajo përmban.
CNN, Associated Press, Euro News dhe prestigjioze të tjera kanë preferuar ironinë duke luajtur me dilemën: Vëllezër, krah për krah apo fyt për fyt. Edhe shumica e komenteve në rrjetet sociale ecin në këtë hulli. Nisnin nga tonet biblike me Kainin dhe Abelin e vinin tek nacionalizmi shqiptar: Denbabaden të përçarë.
Po ta shihte këtë foto dikush që s’di gjë për vëllezërit Xhaka dhe kombëtaren shqiptare, do të nxirrte një mesazh bazik, të pandërmjetësuar nga politika dhe ideologjia. Në rrafsh neutral: luani futboll korrekt. Në rrafsh ironik: futboll apo mundje?
Duket se ideologjia, politika, komercializmi etj, e denatyrojnë futbollin. Po ku ta dish, mbase magjia e tij buron pikërisht nga përzierje të tilla.
***
Në fakt bota emocionale e njeriut është strukturuar në mënyrë të tillë që të ngashënjehet pas përzierjeve dhe shndërrimeve. Zeusi shndërrohet herë në mjellmë e herë në shi të artë, në çaste kulmore eksitimi, kur kryen marrëdhënie jashtëmartesore. Sot e kësaj dite kultura pop, për të shtuar audiencat, u kthehet dhe u rikthehet qënieve misterioze të strukturuara në boshtin edhe… edhe… Edhe i vdekur, edhe i gjallë (zombiet), edhe njeri, edhe shtazë (vampirët) etj. etj.
Në teknika të ngjajshme është strukturuar edhe futbolli, i cili në realitetin e sotëm nuk është thjesht ndeshje, sport, por edhe ritual që luhet kryesisht në shkallët e stadiumeve, edhe biznes, edhe dukuri kulturore, edhe ideologji nacionaliste.
Me gjasë, përzierja burimore në këtë sport është ajo mes futbollit dhe luftës që ngjan si lumë të cilit në rrjedhje e sipër i shtohen edhe degët e tjera, që sa i përmendëm.
Përqasja futboll – luftë relizohet në dy rrafshe. Në të parin, rrafshin gjenuin përqasjet me luftën burojnë nga ngjajshmëri të brendshme, substanciale. Futbolli është lojë për zotërim territoresh, me sulm dhe mbrojtje, me inkursione në prapavijat e kundërshtarit, me përpjekje të ethshme për pushtim kështjellash dmth penetrim portash etj.
Ka edhe një rrafsh të jashtëm ku realizohet përqasja futboll – luftë, rrafsh që mund të quhet i artefakteve. Uniformat, flamurët e gjyqtarëve anësorë, bilbili i arbitrit etj. para se të vinin në fushën e blertë të stadiumeve, janë përdorur thuajse me të njëjtat funksione në fushat e përgjakura të betejave.
Në rastin e përfaqsueseve kombëtare futbolli lidhet akoma më shumë me luftën, sepse përdor flamurin dhe himnin kombëtar, përgjithësisht simbole të gjakut të derdhur dhe të marshimeve triumfale, nga një betejë tek tjetra, nga një fitore tek tjetra. Se zakoni e do që historia e kombeve, cilëtdo qofshin ata, duhet të perceptohet kurdoherë si heroike. Por ky është kapitull tjetër.
Si pasojë e këtyre lidhjeve një pjesë jo e vogël e leksikut të futbollit hedh shtat mbi metaforën futbolli është luftë. Sa për ilustrim kujtojmë shprehje si: sulm, mbrojtje, fitore, disfatë, artileri e rëndë, dyluftim, sulm ajror, gjuajtje bombë, betejë titanike etj. etj.
Duke qenë një sport kaq i lidhur me luftën, futbolli ka si një ndër funksionet kryesore të ndihmojë miliona njerëz për të shkarkuar agresivitetin. Kur ky shkarkim mbetet brenda stadiumit dhe moderohet nëpërmjet ritualeve, që luhen në shkallaret e tij, përbën një shërbim të çmuar si për individin dhe për shoqërinë. S’është pak të provosh kënaqësinë e betejës pa rrezikuar jetën ose duke marrë shumë – shumë ndonjë plagë të lehtë.
***
Përtej këtyre konsideratave të përgjithshme, kombëtarja jonë e futbollit është një thesar i paçmueshëm që ndikon jetën tonë edhe në në shumë dimensione të tjera, substanciale sidomos për bashkësinë.
Djemtë e kombëtares, trajnieri Gianni De Biasi dhe ekipi që e ndihmon, kanë meritën e madhe se prodhojnë futboll bashkëkohor në nivele të përparuara europiane. Për fat të keq standarde të tilla i arrijmë në fare pak fusha.
Në rrafsh jashtësportiv, ky nivel bëhet burim dinjiteti dhe i thotë gjithë botës se trafikimet dhe mafia janë një segment fare i vogël i “eksporteve” shqiptare.
Ndeshjet e kombëtares nuk janë thjesht lojë futbolli, por edhe një teatër katarsik. Në shkallaret e tij zbusim frustrimet, qofshin personale, qofshin kombëtare.
Në rrafsh personal argëtohesh, harron veten dhe hallet. Nuk je më i riu i papunë, emigranti i papërfillur, kryfamiljari halleshumë etj. etj., por ndihesh, qoftë edhe përkohësisht, pjesë e një bashkësie të madhe, solidar dhe i motivuar, mbushur me emocion dhe me shpresë.
Në rrafsh kombëtar teatri bëhet edhe më sublimues. Në përbërje të skuadrës ka shqiptarë, kosovarë, emigrantë, madje edhe fëmijë emigrantësh, lindur e rritur në vende të huaja. Në atë skuadër, në lojën dhe ritualet që e shoqërojnë, shkrihen e bëhen një gjithë shqiptarët, pavarësisht se ku i ka hedhur fati të jetojnë, bashkohen gjithë trevat shqiptare pavarësisht kufijve.
E gjithë kjo projekton simbolikisht zgjidhjen e çështjes kombëtare. Dhe më e rëndësishmja: nuk e kërkon zgjidhjen në rrafshin e miteve me pellazgë, etruskë etj., por në një projekt real, ndërtuar me punë dhe objektiva konkretë. Mund të jetë projekt i vogël dhe jo me aq peshë për çështjen kombëtare, por të shumtën e herëve roli i modelit s’ka të bëjë me sasinë.
Sa më pak të tymosim mite dhe sa më shumë të përpiqemi për projekte reale edhe në fusha të tjera, aq më shpejt do ta zgjidhim çështjen kombëtare, në të dy objektivat: bashkimin e gjithë trojeve shqiptare në një shtet të vetëm dhe integrimin e shqiptarëve kudo që i ka hedhur fati a taksirati.
Kjo e fundit të sjell ndër mend se kombëtarja e futbollit mund të shërbejë edhe si model që të nxisë diskutimet se si mund të arrihen integrimet mbarëshqiptare në çdo fushë, jo vetëm në sport e kulturë, por edhe në burime njerzore, investime, turizëm, teknikë etj. etj.
Natyrisht përfshirja në kombëtaren e futbollit e djemve të talentuar që luajnë në skuadra e vende të ndryshme lidhet me karakterin transversal të kompeticioneve kombëtare dhe ndërkombëtare. Eshtë kjo një strukturë e ndërtuar nga bota, por që na shërben. Problemi shtrohet si mund të gjejmë organizime po kaq transversalë e po kaq porozë në marrdhëniet shqiptare – e huaj, lokal ndërkombëtar.
Dhe mbase është më mirë ta vrasësh mendjen për zgjidhje të tilla se sa t’ia marrësh me gjumë nën shoqërimin e ninullave mitike.
Çapajev Gjokutaj – DITA

Kombetarja jone e futbollit dhe sportdashesit qe jane grumbulluar me mijera rreth saj jane nje fenomen i jashtezakonshem ne qiellin e Botes shqiptare. Si nje vullkan plot zjarr qe ja kane zene frymen pushtime, coptimet, keqqeverisjet e radhes, dhuna e shkelja e tedrejtave, mjerimi ekonomik…, befas 11 zemra bejne te shpertheje, te ngreje lart mijera zemra, te bashkoje mbare Boten tone te mrekullueshme, te cilen ende nuk kemi mundur ta tregojme.
Ka shume per te thene Capajev. Flm per shkrimin, por prisja me shume.
Konkluzioni i Capajevit esht i mire dhe patriotik, sepse ai ne fund thote qe duhet te krijojme bashkepunime te tilla mbarekombetare
si ne Kombetare, ne te gjitha fushat e jetes dhe keto te gjitha do na cojne me shpejt drejt bashkimit tone perfundimtar
Porse sic e kane zakon shqiptaret qe kur duan te thone dicka i japin shume uje dhe perdorin fjale te medha , se na ka ngel nga koha e xhaxhit nga menyra se si behen hartime
Keto shkrime nukkane nevoje per “uje” dhe fjale te medha por duhet folur direkt
nejse , qellimi i Capajevit eshte pozitiv dhe duhet pasur parasysh nga politkanet tane, sepse ata i kane ne dore keto gjerat e bashkepunimit mbare kombetare,
ndersa ne kemi topet e Koloit .
Dhe meqe ra fjala, ne lidhje me titullin e shkrimit dua te jape nje konsiderate personale se kam lujtur futboll mesfushor i majte
dhe dua te them se :, Futbolli nuk eshte, as loje me top, as me simbole ,
por eshte loje me tope…..lol
Nuk e di c’mendim ka nje shoqja ime nga Gjinokastra per kete pune, se ajo ishte Allahu te ruajt, e mbante veten sikur kishte shpikur qirjen ..lol
Duhet nje kapiten nga diaspora ,mot djale per kete Pune,se nga mbrenda nuk doni,nuk dini
Po te tjeret qe kapen per fyti edhe me keq akoma dhe nuk jane vellezer, keshtu komentohen?
Mos komentoni dhe nuk kane vlere komentet e shtypit te huaj per kete rast, meqe jane vellezer dhe te themi, ja kjo eshte natyra e shqiptarit.
Per mua gabim qe i ka botuar edhe gazeta keto komente.
Ke shkruajtur me zjarr, jo me boje , jemi ne pikjat???….po gryejm vetveten…?l
Nje dram te vertet ka zen familjen Shqiptare , ku pasiguria per nje jet me te mir na shtyn drejt Drames Shekspirane , ku shtetti nuk ben punen e shtetit por te Kupoles mafoze qe po shkatrron Keshtjellen e Shqiperise…
Drama vazhdon Shqiptari ekzil nje tumorr malinje qe po kthehemi ne skllever nuk punojm ne vendin tone , emigrim ska mbarim , Shqiperia po boshohet , kam frik ndonje “Komplot” shpellar , per te qen banoret te dores se dyte ” me pak fjal skllever modern qe mund ta na hedhin me parashut kudo, se te gjitha i bem te mbijetojm, vetem me parashut nuk jemi hedhur “emigrand” , Europa skeptike dhe euforike, pa baza ,
Ne jemi banoret me te vjeter ne Europ, Gjyshi im eshte Aleksandri, Pirro dhe Gjergji Kastrioti , Kalorsi i fundit i Krishterimit, keta jan Idhujt e mi kjo eshte feja ime une ketu besoj,
Keni shitur jet sklleverish nuk duam moral nga Pirat si ju…..?
Rroft Kombi shqipetar
Kush e kupton futbollin e din sigurt qe esht nje duel i zakonshem qe ndodh me dhjetra her ne secilen ndeshje .
çapua do të marri shpërblimin e tij për këtë shkrim dhe mbaroi!!
tërë ajo bla,bla për çfarë??
për të treguar këtë e atë!?!
nuk e di a ka luajtur ndonjëherë çapo apo jo?!të gjithë kemi luajtur kundër shokëve tanë,kundër vëllezërve tanë dhe kemi dhënë e ngrënë shkelma sa jemi këputur!grushta gjithashtu,në atë kohë kur nuk kuptonim për kombëtare dhe për kampionate europiane!!si e thanë dhe vetë lojtarët të tëra këto që thotë çapua janë përkonsum para takimit,kur fillon takimi ka tre faktorë:
i pari dhe më i rëndësishmi është shpirti i lojës!të cilin nuk mund ta zëvëndësojnë dy të tjerët!
i dyti leverdia ekonomike,përfitimi financiar!
i treti ai që predikohet më shumë dhe tek dikush është më i fuqishëm është krenaria për përkatësinë kombëtare!!
faktorii tretë është më vendimtar jashtë lojës,krenaria kombëtare është e tifozëve!ata janë të vetmit që vetëm humbin dhe kur kombëtarja fiton!!lojtarët fitojnë gjithnjë!!
Gjokutaj thote mire kombetarja jone . Skuader me shqiptar lindur s’ka rendesi, por shqiptar. Tamam ekip kombetar. Duhet t’ja dim vleren kur shofim ekipe tjera aspak kombetare. Me ekipin shqiptar pergjysem me zezake si Franca nuk ke c’e do as titullin kampion e jo me ekipin kombetar.
Vellezer per t’u patur ZILE.
Logjika e Vladimirit eshte me korrekte !