Një 26 vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia greke teksa tentonte të largohej për në vendlindjen e tij.
Ndaj shqiptarit kishte një urdhër që ndalonte hyrjen në zonën Shengen, ndërsa ndaj tij kishte lëshuar urdhër-arresti nga Gjykata e Athinës.
Mediat greke shkruajnë se i riu është arrestuar teksa tentonte të kthehej në shtëpi.
Shqiptari është dënuar në mungesë me 5 vite burg për vjedhje të përsëritura, falsifikim dhe rezistencë. 26 vjeçari u dërgua pranë prokurorit të Janinës.
