Kushti i ri i Gjermanisë: Serbia sanksione Rusisë

Dita

“Serbia do t’i duhet t’i vërë sanksione Rusisë, përndryshe nuk do të mund të përparojë në negociatat e saj për të hyrë në BE”. Kështu ka thënë një burim i lartë nga Berlini, njofton Danas.

“Nëse pritet të ketë probleme me Rusinë, do t’i kërkojmë Serbisë atë që ia kërkuam edhe Malit të zi”, ka thënë burimi në fjalë, i afërt me kancelaren Angela Merkel.

“Gjermania nuk e ka krejt të qartë pse ishte e nevojshme hapja e qendres humanitare ruso-serbe për situata të jashtëzakonshme në Nish”.

Bashkëbiseduesi i Danas ka thënë se gjatë vizitës së mëhershme në Berlin, kryeministri serb Aleksandar Vuçiç ka dhënë një version tjetër të afrimit me Rusinë.

“Nëse Serbia dëshiron të bëhet pjesë e BE-së, nuk mund të ulet në dy karrige njëkohësisht”, ka vazhduar zyrtari, që është përgjegjës për punë të jashtme në Bundestagun gjerman. Kjo është edhe arsyeja kryesore pse deputetët e koalicionit CSU/CDU i kanë kërkuar Merkel “ta kthejë Ballkanin në fokusin e agjendës së politikës së jashtme gjermane”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *