“Dashuria e dytë”, ky është titulli i romanit që do të botojë së shpejti Ismail Kadare. Pavarësisht se shkrimtari i madh është shprehur pak 2 vite më parë se nuk do të shkruajë më letërsi, ai i është rikthyer arkivit të vet, çka të bën të mendosh se mund të ketë të tjera botime në të ardhmen. Pak ditë më parë u promovua në ambientet e Fakultetit Histori-Filologji përmbledhja me 11 tregime e novela “Bisedë për brilantet në pasditen e dhjetorit”. Sipas kritikes Persida Asllani, autore e parathënies së librit më të fundit të Kadaresë, prej dy vjetësh shkrimtari i është kthyer arkivit të vet, rezultat i të cilit është edhe kjo përmbledhje, që zë fill qysh në vitin 1953.

Teksa lexoja njoftimin m’u kujtua studiuesi Shllaku. Jam cuditur kur shprehej i gezuar qe Kadareja nuk do shkruante me. Ajo qe tha tingellonte sikur kishte brofur perpjet nga gezimi prej “vdekjes” se Ismailit. Si mund ta thote kete nje njeri i letrave? Cili ishte shkaku? Shkaku qenkej se, sipas tij, vepra e Kadares ka edukuar keq brezat. Kaq thoshte. Ai nuk shpjegoi pse vepra Kadares i kishte edukuar keq shqiptaret, por qendrimi i tij armiqesor ndaj shqipes letrare duket e ka irrituar gjithnje pateriotin e mehalles, z. Shllaku.
Zoti Kadare ju jeni krye komuniste pike burrerie nuk paskan komunistet.