Vargje të nënshkruara,
Preng Pjetri, Lezhë
Në qiellin e shqiponjave
Fluturojnë skifterët
Mbërthyer Shqipen prej thonjve
Batakçinjtë dhe gangsterët.
Peng e mbajnë skifterët
Nënën Shqipëri
Ulërijnë si ujqërit
Në mjegull e shi.
Në qiellin e shqiponjave
Fluturon falkoi
Mbërthyer prej thonjve
Drejtësinë e sfidoi.
Fluturojnë skifterët
Mbi qiellin e shqiponjave
Kërcënojnë gangsterët
S’do t’ju lëshojmë prej thonjve!
