Policia e Sarandës dhe Policisë Kufitare kanë gjetur pranë Kanalit të Çukës në Sarandë një skaf të vjedhur disa ditë më parë në Korfuz të Greqisë.
Sipas policisë shqiptare, mjeti lundrues gomone me mbishkrimin “JUMBLY R”, u konstatua rreth orës 10:15 në lagjen nr.1 Sarandë, në një rrethinë pranë kanalit të Çukës, mbi Mandrën (pikën përpunimit të inerteve) e shtetasit F.Sh.
Skafi ka përmasa 7.5 metra e gjatë dhe 4 metra e gjerë, me motor të makës “Jamaha 250 CC”.
Në këtë hetim janë përfshirë policia greke dhe Interpoli, që ka gjurmuar me GPS mjetin lundrues.
Dyshohet se gomonia përdorej për të kryer trafik droge.

Dyshohet se gomonia përdorej për të kryer trafik droge
OOOOUUUUU!
Policia skiptare merret me trafik drogeeeee!!!!