Dëshiroj të ndaj me ju përmes këtyre pak rreshtave serinë e takimeve që pata në Austri, një vend me të cilin natë historike, por edhe nj lidh jo thjesht një miqësi e gjaë sërë lidhjesh ekonomike, politike e diplomatike që e bëjnë Austrinë një faktor të rëndësishëm në zhvillimin e Shqipërisë. Ishin takime tejet interesante e shpresëdhënëse që më forcojnë bindjen se pas fitores së 23 qershorit do të kemi mbështetjen dhe solidaritetin e miqve e partnerëve tanë tradicionalë për të realizuar programin tonë ambicioz për Rilindjen e ekonomisë, demokracisë dhe institucioneve në Shqipëri.
Takimi më mbresëlënës ishte padyshim ai me Presidentin e Republikës së Austrisë, Heinz Fischer. Patëm mundësinë të shkëmbejmë hapur mendime për situatën parazgjedhore e sigurisht edhe për çështjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke marrë prej tij mbështetjen më të plotë për domosdoshmërinë e mbajtjes së zgjedhjeve të lira e të ndershme në 23 qershor. E njoha Presidentin Fischer me Programin për një Rilindje Shqiptare, duke e garantuar atë se qeveria jonë e re do të mundësojë një klimë të favorshme ndaj biznesit, duke vendosur standarde europiane në konkurrencë dhe në zbatimin e ligjit.
Për Programin për Rilindjen diskutuam edhe me Ministrin Austriak të Punës, Çështjeve Sociale dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Rudolf Hundsdorfer, duke u përqendruar në asistencën austriake për implementimin e programeve të punësimit dhe ringritjen e sistemit të arsimit profesional sipas modelit të suksesshëm austriak.
Por natyrisht, nuk mund të lë pa përmendur takimin me mikun tim, Andreas Schieder, Sekretar Shteti në Ministrinë Federale të Financave i cili na garantoi për dëshirën dhe vullnetin e Austrisë për të ndihmuar në realizimin e projektit tonë ambicioz për Rilindjen dhe u shpreh se pret me gëzim muajin korrik dhe qeverinë e re shqiptare.
Në mbyllje të kësaj vizite të suksesshme zhvillova një bashkëbisedim të hapur në Akademinë Diplomatike në Vjenë, ku pata rastin t’i përgjigjem interesimit të të pranishmëve – diplomatë, zyrtarë, sipërmarrës por edhe qytetarë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Austri – në lidhje me vizionin tonë për ribashkimin e Shqipërisë me Europën.
Është gjithnjë një ndjesi e veçantë kur pritesh me kaq shumë dashamirësi nga zyrtarët më të lartë të një vendi me të cilin na lidh një miqësi historike dhe i cili është njëheri një prej mbështetësve kryesorë të integrimit të Shqipërisë dhe mbarë rajonit tonë në Bashkimin Europian. Me mbështetje të tillë, nga miq dhe partnerë europianë, jam i bindur se pas fitores së 23 qershorit do të arrijmë të kthejmë në realitet Programin për Rilindjen.

O Edi, po si nuk u poqe njeher, po si nuk hoqe dore nga genjeshtrat apo zmadhimet e atyre qe ty te ndodhin, po genjeshtar ngele, keshtu qe se te kam njohur, qysh ne moshen 14 vjece, te kemi rrahur si ne por me shume babai yte, deri sa ti u zgjate nga trupi se mendja te ngeli 14 vjece……mjere ne po u beri ti i pare i ketij vendi…..
Ne fund te letres Rama shkruan ;I yti Edi Rama .Ju e paskeni hequr.
Kjo leter duket se Rama ja degon Lindes grues te vet.Por per shpullen qe i hoqi po per veshin e floket e Cekes nuk thote gje ky Rama i Rrrugacrilindjes
je qesharak edvin. tall njerezit sy per sy dhe ste dridhet qepiku fare. ti e di shume mire cfare duhet te shpjegosh?? ti e di per cfare duhet te shpjegohesh, justifikohesh dhe kerkosh te falur. kerkoi popullit falje.
Po cfare prisni nga nipi i Spiro Kolekes qe eshte rritur me pekule dhe imunitet ne socializem ?
Dihet se ciles klase i perket. Ah e shkreta Shqiperi qe do qeveriset prape nga Blloku dhe krimi i kuq komunist.