Rama: Flamuri gajas çdo aktor të “Portokallisë” !

redaktor

Partia Socialiste ka mbajtur gjatë pasdites së sotme në Tiranë programin e saj për rendin dhe sigurinë publikë. Kreu i PS-së, Edi Rama, gjatë fjalës së tij ka thënë se që 300 ditët e para të qeverisjes socialiste, do të rikthehet normaliteti në sigurinë dhe rendin.

Kemi marrë një angazhim. Brenda 300 ditëve të para të qeverisjes sonë sdo të zhvillojmë një luftë të paparë me krimin. Do kthejmë Policinë e Shtetit në krye të detyrës dhe do i japim shqiptarëve një polici shteti si asnjëherë më serioze dhe më të gatshme për t’ju përgjigjur sfidave të kohës që jetojmë dhe do shënojmë një fitore të rëndësishme në betejën me krimin. Ne nuk besojmë se lufta me krimin është luftë që mund të zhvillohet dhe përfundojë brenda 300 ditësh, por ne besojmë se mund të sprapsim krimin dhe të rimarrim në dorë kontrollin mbi territorin dhe të vendosim një ekuilibër të ri në raportin e forcave ku krimi ka epërsi të papërballueshme”, ka thënë Rama.

Ai ka akuzuar kupolën e policisë dhe Ministrisë së Brendshme si të kapur nga krimi, ndërsa ka ironizuar ministrin Flamur Noka.

Sot ka lidhje të drejtëpërdrejtë mes kupolës së Ministrisë së Brendshme dhe krimit. Është lidhje ku kalojnë rrugët e kontrabandës dhe korrupsionit dhe favoreve reciproke. Ne do i mbyllim këto rrugë. Do i japim ministrisë dinjitetin e humbur prej vitesh dhe të nëpërkëmbur në mënyrën e papërballueshme nga qenia e një personazhi, që gabimisht ndodhet në zyrën e Ministrisë së Brendshme, se duhet te ishte ne skenën e ‘Portokallisë’. Besoj se me nivelin e lartë që ka arritur ‘Portokallia’, nuk gjendet një aktor që gajas më shumë popullin se sa ministri i Brendshëm”, tha Rama.

Share This Article
1 Comment
  • do i japi punonjes te korruptuar qe mos te kete fare me qenje njerezore por vetem kafshe qe te mbushin xhepat e tyre… o rame mire je plako

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *