I pirë pas ndeshjes, përplas për vdekje këmbësorin

Elton Tafaruci

Një 38-vjeçar ka mbetur viktimë e një aksidenti. Kujtim Myrtezai është përplasur nga makina tip “Volkswgen“, me targa AA 984 DR, ndërsa ishte duke ecur në këmbë. Aksidenti ka ndodhur në mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23.30, në dalje të fshatit Bitinckë.

Në timonin e makinës ishte 24-vjeçari, Skerdilian Spahi. Ai pasi ka përplasur 38-vjeçatin është larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se viktima, mund të jetë një endacak nga fshati Çërravë i Pogradecit. Paraprakisht dyshohet se i riu ka qenë nën efektin e alkoolit, kjo pas përfundimit të ndeshjes mes Francës dhe Shqipërisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *