Mediat shkruajnë për performancën e Shqipërisë

Elton Tafaruci

Megjithëse nuk arriti ti bënte ballë deri në fund kombëtares së Francës, paraqitja e Shqipërisë nuk ka kaluar pa u evidentuar nga mediat ndërkombëtare. E përditshmja italiane Gazzetta dello Sport shkruan se kuqezinjtë me atë ç’ka treguan nuk e meritojnë të eliminohen nga kampionati Europian.

Sportmediaset e quan një provë krenarie paraqitjen e Shqipërisë ndaj Francës, një provë krenarie që u zvanit vetëm në sekondat e fundit.

Edhe mediat spanjolle nuk i kanë kursyer elozhet pë skuadrën tonë përfaqësuese. Shqipëria luftoi me shpirt ndër dhëmbë, por Griezzman dhe Payet arritën ti jepnin fitoren Francës shkruan e përditshmja madrilène Marca.

Akoma më entuziazste për ndeshjen e kuqezinjve është AS. Shqipëria luajti me zemër, në fakt të gjitha ndeshjej e kësaj skuadre janë të tilla, të luftura , dhe me agonizëm të lartë.

Shqipëria dhuroi një betejë nga fillimi deri në fund, shqiptarët ishin luftëtarët e vërtetë në këtë ndeshje, megjithatë goli Griezman vrau ëndrrën e tyre shkruan tabloidi britanik The Sun

Ndërkohë që prestigjozja franceze L’Equipe e quan si nje fitore mjaft të vuajtur suksesin e Francës ndaj kuqezinjve. Për shumë minuta të bllokuar nga frymëzimi I shqiptarëve, skuadra e Deschamps arriti të gjente 3 pikët vetëm në fund, shkruan l’Equipe

 

Screenshot_5Screenshot_4Screenshot_3Screenshot_2Screenshot_1

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *