Senatorët amerikanë kërkojnë ashpërsim të ligjit të armëve

Elton Tafaruci

Senatorët amerikanë kanë sinjalizuar se do të shqyrtojnë mundësinë e kufizimi të shitjes së armëve pas ngjarjes tragike të Orlandës, ku 49 persona humbën jetën dhe 53 të jerë mbetën të plagosur.

Masakra duket se ka ndërgjegjësuar edhe kandiatin republikan Donald Trump, i cili ka vendosur të bëhet pjesë e tryezës se bisedimemve pavarësisht se deri tani qene kundër kufzimit të përdodrimit të armeve nga qytetarët amerikanë.

Miliarderi ka lënë mënjanë presionin e repulikanëve dhe të shoqatës kombëtare të armëve me qëllim frenimin e armatosjes së popullsisë dhe shmangien e masakrave si ajo e Orlandos në Florida.

Presioni ka shkuar edhe në senat pas të shtënave, ku demokratët kërkojnë një ligj më të ashpër për kontollin e armëve.

Senatori demokrat Chris Murphy ka mbajtur një mbledhje të gjatë prej 14 orësh pikërisht për të shtyrë senatin të votojë ligjin që do të shmangte tragjeditë.

Diskutime ende vijojnë me akuza dhe kundërakuza mes palëve.

Demokratët thonë se republikanët vijojnë të politizojnë cështjen, teksa vendi ka nevojë emergjente për një ligj të tillë.

Në qoftë se Kongresi duhet të kalonte ligjin e kontrollit të armëve, kjo do të shënonte herën e parë në më shumë se 20 vjet që ligjvënësit bien dakord mbi atë që konsiderohet çështja më e nxehtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e arkivuar në dështimet e Presidentit Barak Obama.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *